Tuesday, February 27, 2024
HomeDiasporaGërvalla u drejtohet gazetarëve ukrainas: Do ta festojmë bashkë fitoren tuaj

Gërvalla u drejtohet gazetarëve ukrainas: Do ta festojmë bashkë fitoren tuaj

Google search engine

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla tha se Kosova e dinë se çfarë nënkupton pavarësia.

Sipas saj, gjithë qytetarët e Kosovës e kanë ndjerë agresionin dhe luftën.

Google search engine

“Kjo ditë është histori, qëndresë dhe pavarësi. Ju e keni ndjerë vet, por do të mundohem të shpjegoj se pse ju jeni të veçantë. Unë isha e detyruar ta lë Kosovën, gjithçka që e kishim e lamë prapa. Ne ishim vetëm një familje, në mesin e mijëra familjeve. Ne jemi më të vogël se Ukraina, sa i përket agresionit ne e ndjemë në lëkurën tonë se si është të jesh target i agresionit. E dimë që historia juaj po mohohet”, tha ajo.

Google search engine

Kështu u shpreh ajo në diskutimin me gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists-in-Residence Kosovo”.

Google search engine

Gërvalla shtoi se Kosova mbështet Ukrainën dhe është e bindur se do të fitojë.

“Kosova qëndron me Ukrainën e re, dëshiron të ju mbrojë juve. Ukraina do të gëzojë sovranitetin dhe pavarësinë e plotë. Jam e bindur se do të festojmë bashkë me ju fitoren”, shtoi ajo

Google search engine
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments