Në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinës u mbajt përurimi i numrit të tetë të revistës “Uji”. Ky përurim u organizua nga Pronet Academy në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese “Frymëzimi”. Drejtori i Pronet Academy, profesor Besnik Hajdari falënderoi të pranishmit dhe atyre u foli për akademinë. Më tej, kryeredaktorja e revistës “Uji”, Fatijona Bajraj tregoi një historik të shkurtër se si erdhi ideja e revistës. Në lidhje me numrin e ri të revistës, foli redaktori Albin Mehmeti. Gjatë këtij përurimi, u prezantua edhe revista “Uji për fëmijë”, të cilën e prezantoi Ferdane Sahiti. Pas kësaj, të pranishmit morën fjalën, ku u spikat fjalimi i profesor Nuridin Ahmetit, i cili është mik i revistës që nga fillimet e para të saj. Pasi falënderoi të pranishmit, Abdullah Klinaku vlerësoi lart punën e revistës “Uji” për ruajtjen e vlerave të popullit. Ymrije Beqiri, poetja për fëmijë e çmoi punën që bën stafi i shtëpisë botuese “Frymëzimi”.
Në fund të programit u lexuan poezi nga revista nga autorët e pranishëm.