Lidhja Demokratike e Kosovës ka theksuar se për tri vjet qeverisje partia në pushtet e ka shkelur katër herë Kushtetutën.
Sipas LDK-së, shkeljet tregojnë mospërkushtimin e Qeverisë Kurti për shtetin e së drejtës.
“Për tre vjet qeverisje, partia në pushtet ka shkelur 4 herë Kushtetutën, derisa janë edhe disa ligje që janë në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Këto shkelje tregojnë më së miri mospërkushtimin e kësaj Qeverie për shtetin e së drejtës. Më poshtë janë disa nga shkeljet kushtetuese që i kanë bërë ministrat e qeverisë aktuale”, ka shkruar LDK.