Monday, July 22, 2024
HomeTjeraHallakamëOrganizatat ndërkombëtare për lirinë e medias përshëndesin vendimin e Komerciales për Klan...

Organizatat ndërkombëtare për lirinë e medias përshëndesin vendimin e Komerciales për Klan Kosovën

Google search engine

Organizatat kryesore ndërkombëtare për lirinë e medias kanë mirëpritur vendimin e sotëm të Gjykatës Komerciale për shtyrjen e vendimit të MINT rreth pezullimit të cerfikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Google search engine

Në reagimin e shtatë organizatave theksohet se ky është një vendim i rëndësishëm ligjor që bllokon përpjekjen e qeverisë për të mbyllur kanalin më të madh televiziv privat në vend.

Google search engine

“Më 2 gusht 2023, gjyqtarët në Gjykatën Komerciale në Prishtinë vendosën kundër vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për pezullimin e certifikatës së biznesit të kanalit televiziv, gjë që mund të kishte çuar në tërheqjen e licencës së transmetimit dhe përfundimin e operacionet e saj në Kosovë”.

“Mes një proteste nga grupet kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare të lirisë së mediave dhe gazetarëve, si dhe nga organizatat ndërkombëtare dhe ambasadat perëndimore, Klan Kosova apeloi vendimin e paprecedentë të Ministrisë dhe kërkoi një urdhër nga gjykata”, thuhet në reagimin e tyre.

Organizatat si: ARTICLE 19 Europe, Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), OBC Transeuropa (OBCT), Rrjeti i SafeJournalists, Reporterët pa Kufij (RSF) kanë vlerësuar mes tjerash edhe pavarësinë e gjyqtarëve në rast.

“Organizatat tona e mirëpresin këtë vendim të rëndësishëm dhe vlerësojnë pavarësinë e gjyqtarëve, të cilët vendosën në përputhje me standardet ndërkombëtare të lirisë së medias. Tani i bëjmë thirrje qeverisë të mos apelojë vendimin dhe paralajmërojmë se një veprim i tillë do të minonte kredencialet tashmë të dëmtuara të lirisë së shtypit”.

“Çdo mbyllje përfundimtare e Klan Kosovës nga qeveria do t’i jepte goditjen më të madhe lirisë së shtypit dhe pluralizmit të mediave në Kosovë që nga pavarësia e vendit dhe do të shkatërronte besimin në përparimin e vazhdueshëm, gjë që u vu re nga organizatat tona në fillim të këtij viti”.

Këto organizata, poashtu i kanë bërë thirrje Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), rregullatorit të mediave në Kosovë, që të shtyjë çdo vendim për licencën e transmetimit të Klan Kosovës derisa të përfundojnë të gjitha procedurat ligjore për këtë çështje.

Shtatëshja e organizatave të huaja të mediave njëherit ka përmendur edhe bojkotin që iu bë konferencës së ministres së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari ditë më parë nga gazetarët në shenjë solidariteti me Klan Kosovën.

“Për më tepër, ne përshëndesim aktin e fundit të solidaritetit me Klan Kosovën, të demonstruar nga pjesa më e madhe e komunitetit mediatik të vendit gjatë bojkotit të konferencës për shtyp të ministres Rozeta Hajdari. Aktet e fundit të presionit nga zyrtarët kundër gazetarëve dhe aktivistëve që mbështesin Klan Kosovën vetëm sa ngrenë pyetje të mëtejshme rreth angazhimeve të administratës për lirinë e medias”.

“Organizatat tona do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër dhe do t’i përgjigjen zhvillimeve të ardhshme që përfshijnë Klan Kosova dhe do të bëjnë thirrje për angazhim të vazhdueshëm të ambasadave perëndimore dhe organizatave ndërkombëtare në këtë çështje për të siguruar që përparimi pozitiv i Kosovës në lirinë e mediave të mos i bëhet një goditje e rëndë”.

Më poshtë i gjeni organizatatat e mediave që e përshëndetën vendimin e sotëm për Klanin:

ARTICLE 19 Europe

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF)

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ)

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI)

OBC Transeuropa (OBCT)

Rrjeti i SafeJournalists

Reporterët pa Kufij (RSF)

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments