Tuesday, December 3, 2024
HomeKryesoreKurti për Asociacionin: I ndjeri Holbrooke ishte penduar për “Republika Srpskan”

Kurti për Asociacionin: I ndjeri Holbrooke ishte penduar për “Republika Srpskan”

Google search engine

Problemet në Ballkan kanë thellësi dhe kjo ka të bëjë me historinë nga e cila duhet marrë mësime, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për TRT World, duke u përgjigjur në pyetjen se pse Perëndimi po shtyn para një Asociacion njëetnik në Kosovë.

Google search engine

“Për këtë duhet të përgjigjën të tjerët”, i tha Kurti gazetares e cila po e intervistonte duke e pyetur se pse Perëndimi po e shtyn para këtë Asociacion.

Google search engine

“Shumë shpesh duket që një ujdi është aty në kënd, kështu që le ta bëjmë në mënyrën më të shpejtë”, tha Albin Kurti, derisa u kthye të rikujtojë historinë e krijimin të entitetin serb të Bosnjës.

“Duhet ta marrim seriozisht të ndjerin diplomat amerikan, Richard Hollbrooke, i cili u pendua në vitin 2005 që para 10 viteve më 1995 lejuan këtë entitet në Bosnje-Hercegovinë të quhet Republikë Serbe”, tha Kurti.

Duke folur për tensionet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kurti tha ato nuk derivojnë vetëm nga ajo që s’ka ende një marrëveshje mes palëve, por “nga vetë karakteri i shtetit serb”.

“Serbia e konsideron Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën si shtete të përkohshme”, tha ai, derisa shtoi se Serbia “de jure” e njeh Bosnjen “por e lufton çdo ditë”./Insajderi/

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments