Monday, November 18, 2024
HomeDiasporaKurti i përgjigjet Escobarit për Asociacionin: Duhet të jemi të kujdesshëm dhe...

Kurti i përgjigjet Escobarit për Asociacionin: Duhet të jemi të kujdesshëm dhe fer, fillimisht njohja reciproke

Google search engine

Kreu i Qeverisë së Kosovës Albin Kurti në një intervistë për televizionin turk TRT i është përgjigjur deklarimeve të emisari të SHBA-së, Gabriel Escobar se Asociacioni s’është çështje për të cilën vendos një person meqë është një marrëveshje dhe obligim ndërkombëtar për të cilën është pajtuar Kosova.

Google search engine

Kurti ka thënë se Escobar është shumë i përfshirë dhe shumë aktiv, por sipas Kurtit duhet qenë të kujdesshëm dhe fer.

Google search engine

Ai tutje ka thënë se kushtet që ka paraqitur s’janë kushtet e tija apo mendimet e tija personale. Siç ka thënë Kurti për TRT janë vullneti i popullit të Kosovës dhe Kushtetuta që e ka shtyrë të thotë se Kosova ka nevojë për njohjen reciproke dhe vetëm pastaj mund të flitet për ndonjë lloj Asociacioni.

“Epo, z.Eskobar është shumë aktiv dhe shumë i përfshirë dhe e mirëpres këtë. Jemi takuar disa herë. Por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të jemi fer. Por ajo që po paraqes si kushte për çfarëdo lloj Asociacioni s’janë qëndrimet e mia arbitrare apo mendimet e mia personale.

Vullneti i popullit të Kosovës dhe Kushtetutshmëria me kanë bërë që të them se ne fillimisht kemi nevojë për njohje reciproke dhe vetëm pastaj ndonjë lloj Asociacioni. Mos ta harrojmë shijen e keqe nga Bosnja e Hercegovinë”, ka thënë Kurti për TR

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments