Thursday, October 3, 2024
HomeLajmePas Dritës, edhe Trepça ’89 del me komunikatë, kërkon të mos votohet...

Pas Dritës, edhe Trepça ’89 del me komunikatë, kërkon të mos votohet draft-statuti i FFK-së me shkelje serioze

Google search engine

Pas Dritës, edhe një klub tjetër i Superligës ka dalë kundër draft-statutit të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili do të qitet në votim në Kuvendin e Jashtëzakonshëm, i cili do të mbahet këtë të premte.

Google search engine

Bëhet fjalë për Trepçën ’89, një klub i zëshëm ky kur bëhet fjalë për parregullsitë dhe padrejtësitë në futbollin kosovar, shkruan “Gazeta Express”.

Google search engine

“Xehetarët” thonë se e kanë analizuar me kujdes të veçantë draft-statutin e FFK-së, ndërsa konsiderojnë se ky proces ka shkelje serioze të procedurave statutare dhe ligjore.

Këto janë evidentuar nga juristët e klubit mitrovicas, njëjtë si ata të Dritës, që gjetën shkelje një ditë më parë.

Prandaj, 89-shi kërkon që të mendojnë dy herë para se ta votojnë këtë draft-statut.

Mbrëmë, Drita me juristët e saj gjetën shkelje të mëdha në draft-statutit të FFK-së dhe bëri thirrje të mos-votohet ai, sepse, gjithnjë sipas gjilanasve, me të Federata e Futbollit nuk do të mundë të licencohet nga Ministria e Sportit. /Gazeta Express/

 

 

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments