Friday, July 26, 2024
HomeKryesoreNjë muaj paraburgim ndaj nëntë zyrtarëve të dyshuar për keqpërdorim të detyrës...

Një muaj paraburgim ndaj nëntë zyrtarëve të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Google search engine

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, nëntë të pandehurve, të cilët dyshohen se në cilësinë e personave zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar kanë keqpërdorë detyrën zyrtare.

Google search engine

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve K.S, XH.M, L.D, V.M, I.J, E.E, RR.O të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës, ndërsa të pandehurit D.G dheM.B dyshohet se kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim nga neni 415 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës dhe veprën penale Mashtrimi nga neni 333 paragrafi 5 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës”, thuhet në njoftim.

Google search engine

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.

Të pandehurit K.S, XH.M, L.D, V.M, I.J, E.E, RR.O, D.G dhe M.B dyshohen se në cilësinë e personave zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar kanë keqpërdorë detyrën zyrtare.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments