Tuesday, February 7, 2023
HomeKryesoreMPB-ja po punon në hapjen e rrugëve pas vërshimeve, ofron edhe ujë...

MPB-ja po punon në hapjen e rrugëve pas vërshimeve, ofron edhe ujë të pijes për zonat e prekura (FOTO)

Google search engine
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se situata me vërshime për momentin është më stabile, për shkak të ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe rënies së niveleve të ujërave.

Përmes një kumtese dërguar mediave, kjo Ministri ka thënë se përmes Qendrës Operative Emergjente, mbetet e angazhuar të sigurojë rrugët kryesore dhe alternative të qarkullueshme, përmes AME-së dhe në koordinim me Ndërmarrjet Publike të sigurojë ujë të pijes, si dhe të plotësojë nevojat të tjera të mundshme të qytetarëve nga zonat e vërshuara.

Google search engine

“Institucionet relevante kanë intervenuar në dy lokacione në Komunën e Skënderajt, në 4 lokacione në Mitrovicë, si dhe janë siguruar cisterna për ujë të pijes në këto dy komuna sipas kërkesave. Në Komunën e Klinës, në disa lokacione ka filluar intervenimi me pompa për largimin e ujit dhe varësisht nga kërkesat do të vazhdojë edhe në zonat tjera të kësaj komune”, thuhet në këtë njoftim, raporton Klankosova.tv.

Google search engine

MPB-ja thotë se mbetet në dispozicion të plotë për veprim në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe për të gjithë qytetarët pa dallim.

Google search engine

Në fund, ka bërë apel për kujdes të shtuar dhe në rast nevoje komunikim me institucionet relevante përmes numrave emergjent: 112, 192, 193 dhe 194. /Klankosova.tv

          

Google search engine
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments