Thursday, October 31, 2024
HomeSportAbedin Zeka: FFK-ja po sillet si në Korenë e Veriut apo në...

Abedin Zeka: FFK-ja po sillet si në Korenë e Veriut apo në Rusi

Google search engine

Draft-Statuti i përgatitur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për ta fuqizuar përmes Kuvendit të Jashtëzakonshëm të thirrur për datën 27 janar, e ka befasuar për të keq Trepçën ’89, e cila haptazi për Gazetën Express thotë se nuk do ta votojë.

Google search engine

Sipas këtij draft-Statuti, kryetarit aktual Agim Ademi, pasi t’i skadojë mandati në vitin 2026, do t’i hapet rruga të kandidojë përsëri dhe ta mbajë pozitën e presidentit me dekada, ndonëse me Statutin aktual kryetari i FFK-së mund t’i fitojë tri mandate.

Google search engine

Ky ndryshim vlen edhe për Komitetin Ekzekutiv, të cilit mandati i skadon në vitin 2024 pasi janë zgjedhur në vitin 2020. Por, me këtë draft-Statut, këtij organi i zgjatet mandati edhe për dy vjet, deri në vitin 2026, pa zgjedhje.

Ndërkohë, janë evidentuar edhe përmbajtje tjera kontroverse të këtij draft-Statuti. E, për klubin e madh të Superligës, ish kampionen Trepça ’89, ky draft-Statut lë përshtypjen të jetë shkruar në një vend si në Korenë e Veriut.

Kryetari i këtij klubi, Abedin Zeka, thotë se Trepça ’89 nuk do ta votojë këtë Statut, teksa potencoi që kjo nuk ndodh as në Korenë e Veriut e as në Rusi, vende të njohura për diktaturë.

“I frikshëm, i tmerrshëm, këtë as në Kore as në Rusi as askund nuk e bëjnë. Jo nuk e votoj këtë unë. Ky është i frikshëm. Në gjithmonë e kemi me Komitetin Ekzekutiv. Personalisht e kam problemin me Komitet Ekzekutiv. Ky jo që po don me shkarku këtë Komitet Ekzekiv, po po don me jau rrit jetëgjatësinë. Nuk vendos federata për KE, por vendosin regjionet, klubet”, tha Zeka për Gazetën Express.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments