Tuesday, February 7, 2023
HomeKryesoreQeveria ndan 24.6 milionë euro për përballje në rast se shtrenjtohet energjia...

Qeveria ndan 24.6 milionë euro për përballje në rast se shtrenjtohet energjia elektrike

Google search engine

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për ndarjen e 24.6 milionë eurove për përballje të ngritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike, raporton Express.

Google search engine

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, këto para do të përdoren edhe për masën 3.7 të Ringjalljes Ekonomike.

Google search engine

“Vendimin për ndarjen e njëzet e katër milionë e gjashtëqind mijë eurove (24.6 milionë euro) për përballje të ngritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike dhe masës 3.7 të Ringjalljes Ekonomike”, thuhet në njoftim.

Google search engine

Në këtë mbledhje është miratuar edhe vendimi për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji.

“Vendimin për Masat Emergjente në Furnizimin me Energji është miratuar për shkak të krizës energjetike botërore. Rritja rapide e çmimit të importit të energjisë dhe paralajmërimi i ndalimit të eksportit të lëndëve fosile nga disa shtete evropiane do të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit. Duke marrë parasysh riparimet e planifikuara në termocentralet tona, bënë që disa prej kapaciteteve gjeneruese të jenë jashtë funksionit, andaj Qeveria e sheh të domosdoshme aprovimin e Masave të Emergjencës në Furnizim me Energji. Masat do të jenë në fuqi për 60 ditë nga data e hyrjes në fuqi, me mundësinë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të zgjas afatin e tyre në periudha prej 30 ditësh, maksimalisht deri në 180 ditë shtesë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha pas mbledhjes së Qeverisë se pritet të përkeqësohet situata me furnizim me energji elektrike.

Javët në vijim, ministrja tha se janë kritike, por shtoi se “kjo nuk do të thotë që do të kemi reduktime”.

“Vendosëm masat emergjente për furnizim me energji, duke qenë se situata me furnizim me energji pritet që të përkeqësohet gjatë javëve në vijim, duke marrë parasysh uljen e temperaturave në të gjithë Europën. Po hyjnë në javë dhe muaj kritikë të dimrit. Kjo nuk do të thotë që do të kemi reduktime… Nuk jam duke e thënë këtë”, tha Rizvanolli.

Ajo theksoi se çmimet e energjisë elektrike në tregjet europiane “pritet të rriten” dhe se “konsumi pritet të rritet gjithashtu”.

“Kështu që po hyjmë në një fazë ku duhet të kemi edhe më shumë kujdes për kursim të energjisë, gjë që do të ndikojë në uljen e importit, në uljen e kostos së sistemit, si dhe në ruajtjen e buxhetit të shtetit”, tha Rizvanolli.


Google search engine
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments