Për shkak të rasteve të fundit të femicidit dhe shpalljes ditë zie shtetërore hapja e ekspozitës “Gratë udhëheqëse në fokus” shtyhet me datë 18 prill 2024, prej orës 18.00h, në Qendrën Barabar.
Qëllimi i kësaj ekspozite është t’i shtjellojë nuancat e pozitës së grave në Kosovë dhe t’i shpalosë, çmojë dhe njohë kontributet e tyre të shumëllojshme nëpër aspekte të ndryshme të shoqërisë, duke shërbyer kështu edhe si burim frymëzimi për shumë gra të reja në Kosovë.
Thëniet e tyre frymëzuese do rrjedhin me shiritin e verdhë të lidershipit që karakterizohet nga stili inovativ, vlerat kreative dhe mendimet jashtë kutisë. Nga Majlinda tek Edita, nga Feridja tek Hiljminjeta, nga Kaqusha tek Teuta, nga Gordana tek Mirjeta e nga Mimoza tek Jeta, kemi shumë për të mësuar, për t’u frymëzuar, dhe për t’u krenuar.