Dy burra kanë njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshjeje, një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri.
Policia tha se rasti ka ndodhur të mërkurën në fshatin Busi të Prishtinës, rreth orës 13:50.
Sipas njoftimit, pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar i dyshuari ku është bërë bastisja në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij, dhe gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.
“I dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa me rastin janë duke u marrë njësitë kompetente policore për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.