Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur sot në zyre Rron Kasumin, nxënësin e klasës së 10’të në Vushtrri, i cili ditë më parë ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian Wako të kik-boksit për fëmijë, kadet dhe junior, që është mbajtur në Turqi.
Idrizi i ka ndarë atij një mirënjohje për suksesin e arritur dhe një shumë simbolike me qëllim të motivimit për suksese të tjera.
“Një falënderim i veçantë për trajnerin e tij, Lutfi Menxhiqi, që me punën e tij ka bërë të mundur që Rroni të shënoj këtë sukses. Si Komunë do të jemi pranë sportistëve të suksesshëm vushtrrias”, ka shkruar Idrizi.