Saturday, April 25, 2026
HomeDiasporaZhvillimet e fundit: Kurti me ofertë e gjuajti topin te opozita, Hamza...

Zhvillimet e fundit: Kurti me ofertë e gjuajti topin te opozita, Hamza e sheh si manovër, Abdixhiku ia kthen Vjosa Osmanin

Google search engine

Ende pa kaluar 12 orë nga video-adresimi i së premtes përmes të cilit kreu i LVV-së, Albin Kurti, tentonte ta bënte fajtore opozitën që vendi po shkon në zgjedhje të reja, Lëvizja Vetëvendosje që ai drejton ka dalë me një propozim e ofertë të re për PDK-në e LDK’në.

Google search engine

Pas një takimi të mbajtur me organet e partisë, Kurti ka kërkuar nga PDK e LDK që të propozojnë tre kandidatë për president që janë jashtë politikës, me qëllim që njëri prej tyre të zgjidhet për president.

Google search engine

Megjithatë PDK me në krye Bedri Hamzën e ka refuzuar një ofertë të tillë dhe vetë kryetari i kësaj partie e ka cilësuar si një manovër politike të Albin Kurtit.

“Ne jemi parti të ndryshme. PDK-ja e LDK-ja janë subjekte në vete. AAK-ja është në vete. S’e ka ftuar fare. Me LDK-në ka tjera oferta, me PDK-në kemi diskutuar për presidentin. S’është çështje e rehatimit të individit, por çështje serioze që ka mundur të diskutohet në tavolinë kur ishim bashkë, por s’ka pasur seriozitet nga VV-ja e s’ka as tash”, ka thënë Hamza sot.

Ndërkohë kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur Kurtit me një kundër-ofertë. Ai ka kërkuar garanci nga Kurti për 66 votat e koalicionit qeverisës, që LDK të propozojë emrin e Vjosa Osmanit për presidente.

“I nderuar Kryeministër Kurti,Meqë po komunikojmë në distancë,Ju lutem përcaktohuni a doni marrëveshje politike me LDK-në, apo i doni 90 vota edhe me PDK-në. Nëse është kjo e dyta dhe nuk mundeni pa ta, atëherë nuk mund t’ju ndihmojmë. Kur të merreni vesh, e trajtojmë.Por, nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot pergjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të”, ka shkruar sot Abdixhiku i cili paraprakisht kishte mbajtur edhe një konferencë për media.

Kreu i LDK-së i ka kërkuar Kurtit që të përcaktohet nëse është për marrëveshje politike me LDK’në.

Afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është data 28 prill. Vendi shkon automatikisht në zgjedhje të reja në rast se partitë politike nuk do të arrijnë ta zgjedhin presidentin e ri./Express/

 

 

RELATED ARTICLES
Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments