Fisnik Asllani e ka gjetur vetën sërish në listën e golashënuesve për Hoffenheimin, pas një agjërimi prej dy ndeshjeve pa gol.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës shënoi një supergol, në ndeshjen që Hoffenheimi po e zhvillon ndaj Mainzit në Bundesliga, në kuadër të xhiros së 28-të.
Asllani shënoi për 1-1 në minutën e 23-të, me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, me këmbën e tij të majtë, e cila nuk është e preferuara e tij.
Hoffenheimi i tre lojtarëve kosovarë është mposhtur në shtëpi nga Mainzi.
Skuadra bardhekaltër u mposht 2-1 nga Mainzi, me Fisnik Asllanin që u rikthye në listën e golashënuesve.








