Saturday, November 8, 2025
HomeTjeraHallakamëBilanc tragjik në trafik: 86 të vdekur për nëntë muaj, gati gjysma...

Bilanc tragjik në trafik: 86 të vdekur për nëntë muaj, gati gjysma shoferë

Google search engine

86 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku për nëntë muajt e parë të këtij viti.

Google search engine

Sipas të dhënave të fundit nga Policia e Kosovës, 47 persona apo 54.6 për qind kanë qenë shoferë.

Google search engine

Po ashtu, nga gjithsej 75 aksidente fatale, 29 prej tyre (38.6 për qind) kanë qenë vetaksidente, transmeton Klankosova.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë apel për kujdes dhe vigjilencë të shtuar nga të gjithë shoferët, sidomos gjatë kushteve të vështira atmosferike.

“Kërkojmë kujdes dhe vigjilencë të shtuar nga të gjithë shoferët e automjeteve, gjithashtu kërkohë përshtatje dhe respektim i kufizimeve të shpejtësisë në rrugë të të gjitha niveleve kur kemi reshje shiu dhe zvogëlim të dukshmërisë në rrugë. Përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës është e domosdoshme për një siguri më të madhe gjatë vozitjes dhe evitim të aksidenteve rrugore që shpesh po rezultojnë me pasoja fatale”, tha Hoxha.

RELATED ARTICLES
Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments