Monday, June 30, 2025
HomeLajmeSi ndikoi kanceri i nënës në shëndetin e saj, Rita Ora rrëfen...

Si ndikoi kanceri i nënës në shëndetin e saj, Rita Ora rrëfen periudhën e vështirë si adoleshente

Google search engine

“Ishte e vështirë të shihje dikë që gjithmonë ke besuar se do të ishte aty për ty, të shembet përpara syve të tu”

Google search engine

Këngëtarja e famshme, Rita Ora, ka folur hapur për periudhën e saj të vështirë si adoleshente, kur jeta e saj u trondit pas diagnozës së nënës së saj, Vera, me kancer të gjirit.

Google search engine

Në atë kohë, ajo ishte vetëm 13 vjeçe dhe e ëma iu nënshtrua trajtimeve të rënda. Në një intervistë për podkastin “Begin Again”, ylli shqiptar tregoi se kjo përvojë e thellë ka pasur një ndikim të madh në shëndetin e saj mendor, duke përfshirë PTSD dhe sulme paniku.

“Ishte e vështirë të shihje dikë që gjithmonë ke besuar se do të ishte aty për ty, të shembet përpara syve të tu. Edhe kur je fëmijë, kjo është shumë e vështirë”, shprehet Rita.

Ajo kujton gjithashtu periudhën kur përpiqej të balancohej mes shkollës dhe ndihmës që mund t’i ofronte nënës së saj, e cila po kalonte një trajtim të vështirë. “Ishte një periudhë shumë e vështirë për prindërit e mi”, shtoi artistja.

“Fillova të bëja kontrolle të rregullta dhe kjo më shqetësoi shumë. E përjetova çdo pjesë të kësaj përvoje me mamanë time dhe kjo më ka ndikuar thellësisht”, tha Rita Ora.

RELATED ARTICLES
Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments