Tuesday, April 22, 2025
HomeTjeraHallakamëOsmani: Urime Fitër Bajramin me zemër të bardhë dhe me vepra të...

Osmani: Urime Fitër Bajramin me zemër të bardhë dhe me vepra të mbara

Google search engine

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Google search engine

Në urimin e saj, ajo u shpreh se kjo ditë feste shënon përmbylljen e një muaji sakrifice, devotshmërie dhe reflektimi.

Google search engine

“Me rastin e Fitër Bajramit, ju shpreh urimet më të përzemërta, duke ju dëshiruar paqe, begati dhe harmoni në familjet dhe zemrat tuaja. Kjo ditë feste shënon përmbylljen e një muaji sakrifice, devotshmërie dhe reflektimi”.

“Bajrami është festë e mirësisë dhe e solidaritetit, një moment për ta ndarë gëzimin me familjen, miqtë dhe ata që kanë më shumë nevojë për dashuri dhe mbështetje”.

“Le të shërbejë kjo ditë si një rikujtim se durimi, përkushtimi dhe zemërgjerësia janë vlera që duhet të na udhëheqin gjithnjë. Urime Fitër Bajramin me zemër të bardhë dhe me vepra të mbara!”, ka pohuar Osmani.

RELATED ARTICLES
Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments