Sunday, March 9, 2025
HomeTjeraHallakamëPolicia konfiskon uniforma ushtarake, granata dore e karikatorë pasi KFOR’i amerikan i...

Policia konfiskon uniforma ushtarake, granata dore e karikatorë pasi KFOR’i amerikan i gjen në një mulli të braktisur në Banjskë

Google search engine

Policia e Kosovës ka njoftuar se KFOR-i amerikan në një mulli të vjetër të braktisur në fshatin Rekë të Banjskës së Zveçanit kanë hasur në disa mjete të dyshuara.

Google search engine

Më pas, policia ka dalë në vendngjarje ku ndër të tjera ka konfiskuar uniforma ushtarake, granata dore, shok-bomba e të tjera.

Google search engine

Policia tha se ngjarja ka ndodhur dje në orën 18:00.

“Është raportuar se KFOR-i amerikan  në një mulli të vjetër të braktisur kanë hasur në disa mjete të dyshuara. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin  e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar: uniforma ushtarake, tre gjoksore për mbajtje të armatimit, një palë pantallona, tre jakne, një maicë, tri granata dore, tre karikatorë të zbrazëta, dy shokë bomba, një bombë ndriçuese dhe njëzetë e tetë copë fishekë të armës  së gjatë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Policia në një komunikatë të ndarë në Facebook ka publikuar fotografi nga ky rast:

RELATED ARTICLES
Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments