Përshëndetje miq dhe bashkëqytetarë,
Sot po ju drejtohem me një mesazh të rëndësishëm: do të hyj në garën për zgjedhjet parlamentare të Kosovës më 9 shkurt 2025. Ky vendim është rezultat i një angazhimi të gjatë dhe të dedikuar për të ndikuar pozitivisht në të ardhmen e vendit tonë.
Jam munduar të jetoj me vendosmërinë për t’i shërbyer atdheut dhe komunitetit që nga rinia ime e hershme. Jemi munduar që në çdo rrethanë të japim kontribut, nga vitet shkollore deri në agimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u rreshtuar përkrah heronjve të lirisë, dhe për të vazhduar me dekada në fushat e biznesit, shoqërisë civile dhe aktivizmit humanitar.
Në gjithë këto vite, jam përpjekur të kontribuoj duke përkrahur politika të djathta që mbështesin traditat tona, vlerat tona, familjen, zhvillimin ekonomik dhe transparencën publike. E kemi bërë këtë duke u angazhuar në çdo iniciativë që ka fuqizuar familjen, shoqërinë dhe shtetin tonë.
Nga momenti i rreshtimit, tek aktivizmi shoqërorë dhe deri tek drejtimi i bizneseve, çdo sfidë e kam përjetuar me përkushtim dhe vullnet për të bërë më të mirën për vendin.
Në këtë moment kritik për shtetin tonë, është e domosdoshme që ata që kanë përvojë dhe vendosmëri të përfshihen drejtpërdrejt në proceset politike.
Sot, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për zëra të fortë, për përvojë dhe vendosmëri për ta penguar shkatërrimin e esencës sonë, e arritjeve shekullore dhe njëkohësisht për ta çuar përpara zhvillimin e saj ekonomik, digjitalizimin dhe qeverisjen transparente.
Kjo është arsyeja pse kam vendosur të garoj për zgjedhjet parlamentare të Kosovës, më 9 shkurt 2025. Ky hap nuk është vetëm një ambicie personale, por një thirrje për të gjithë ju që besoni në një të ardhme më të mirë. Jam i bindur që së bashku mund të ndërtojmë një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të integruar, respektuese dhe kultivuese e vlerave tona më të mira.
Por, për ta bërë këtë realitet, unë kam nevojë për mbështetjen tuaj – nga cilido prej jush miqtë e mijë, bashkëqytetarët e mijë, nga ju pjesëtarë të shoqërisë civile, komuniteti im i gjerë, mediat dhe të gjithë ata që besojnë në forcën e bashkimit. Ju ftoj të më përkrahni, të shpërndani mesazhin tim dhe të bashkoheni me vizionin tonë për një Kosovë më të fortë. Vetëm së bashku mund të sjellim ndryshimin që vendi ynë meriton.
Le të bëhemi së bashku zëri i ndryshimit që Kosova ka nevojë!
Me respekt dhe përkushtim,
Fatmir Smajli
129
4
4