Kandidatet për deputete nga Listës për Familjen, kanë zhvilluar aktivitet politik në qytetin e Prizrenit.
Kandidatet u priten nga Departamenti i Gruas i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren me ngrohtësi duke marrë mbështetje për luftën e pakompromis në mbrojtjen e vlerave familjare.
Gjatë këtij takimi ato informuan zonjat e nderuara lidhur me angazhimin e tyre politik në ruajtjen e familjes, duke e mbrojtur atë nga ligjet që sponsorizohen nga partia në pushtet.
Këtu përfshihen ligji për kodin civil, çështjet e surogatës, lejimi i ndryshimit të gjinisë, si dhe dhurimi i spermës anonim, i cili i mohon fëmijës mundësinë për të njohur babain e tij.
Këto gra të zonja të mbledhura nën ombrellën e Koalicionit për Familjen zotohen se do të jenë të gatshme për t’iu përgjigjur atdheut e familjës kurdo dhe në çdo kohë.