Saturday, December 7, 2024
HomeTjeraHallakamëMë 9 dhjetor, nis Java Kundër Korrupsionit 2024

Më 9 dhjetor, nis Java Kundër Korrupsionit 2024

Google search engine

Të hënën, më 9 dhjetor 2024, fillon “Java Kundër Korrupsionit 2024”. Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile me moton “Bashkë kundër Korrupsionit”, edhe këtë vit do ta organizojë “Javën Kundër Korrupsionit 9-13 dhjetor 2024”.

Google search engine

Gjatë kësaj Jave do të realizohen aktivitete të ndryshme që për synim kanë sensibilizimin kundër korrupsionit.

Google search engine

Për shënimin e kësaj Jave, Koalicioni i OJQ-ve ka planifikuar që të ketë të ftuar të gjithë akterët vendor dhe ndërkombëtar në Kosovë, me qëllim të sensibilizimit në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies sa i përket luftës kundër korrupsionit. Në kuadër të aktiviteteve gjatë kësaj jave do të trajtohet korrupsioni, integriteti, llogaridhënia, transparenca etj.

Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 9-13 dhjetor 2024”, Koalicioni i OJQ-ve ka planifikuar organizimin e shumë aktiviteteve, ku ndër të tjera është planifikuar të prezantohen edhe raporte konkrete lidhur me trajtimin e korrupsionit, ku pasqyrohen problemet dhe sfidat e institucioneve përgjegjëse në parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.

Tutje, Koalicioni i OJQ-ve ka planifikuar që të mbahen tryeza të diskutimit me akterët relevant lidhur me luftën kundër korrupsionit, dhe po ashtu është planifikuar që të mbahen konferenca të ndryshme ku pritet prezantimi i shumë raporteve analitike.

Gjatë “Javës Kundër Korrupsionit 2024”, do të publikohen disa raporte të rëndësishme që trajtojnë çështje kyçe të korrupsionit dhe transparencës në Kosovë. Disa prej temave që do të diskutohen përfshijnë “Dështimin e reformës në drejtësi”, i cili adreson pengesat dhe sfidat e vazhdueshme në sistemin e drejtësisë; “Dimensioni gjinor i korrupsionit”, që shqyrton ndikimin e korrupsionit mbi gratë dhe burrat në kontekste të ndryshme sociale, politike dhe të drejtësisë; dhe “Mos efikasiteti i hetimit parlamentar”, që thekson mungesën e vullnetit politik dhe problematikat ligjore që pengojnë funksionimin e tij efektiv. Po ashtu, do të trajtohet tema e “Qeverisjes me duar të pastërta dhe hetimi i korrupsionit qeveritar”, që synon të rrisë transparencën dhe llogaridhënien në qeverisjen publike. Ndërsa, do të shqyrtohet edhe “Korporatizmi në sistemin prokurorial”. Së fundi, raportet do të përfshijnë “Politikat ndëshkimore në ‘krimet speciale’”, që shqyrton masat ligjore dhe ndëshkimet ndaj krimeve të rënda dhe korrupsionit.

Gjithashtu, Koalicioni i OJQ-ve gjatë kësaj Jave ka planifikuar që të realizojë edhe aktivitete tjera si: Galeri me mesazhet kundër korrupsionit dhe performancë për shënimin e Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, në Amfiteatrin e Sheshit Zahir Pajaziti

Pjesë e koalicionit të organizatave joqeveritare në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2024” janë 3 organizata: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja Fol dhe Iniciativa për Progres (INPO).

Bashkangjitur agjenda e “Javës Kundër Korrupsion 2024”.

#BashkëKundërKorrupsionit

Java Kundër Korrupsion organizohet falë mbështetjes së Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

RELATED ARTICLES
Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments