Kryeministri i Albin Kurti, ka pritur në takim Arianit Besirin, shqiptarin nga Mitrovica, i cili së fundmi u zgjodh kryetar i komunës në Morbach, landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë.
Arianiti ishte vetëm 1-vjeçar kur ai dhe familja e tij u detyruan të largohen nga Kosova dhe gjetën strehim si refugjatë të luftës në Gjermani.
Kurti gjatë bashkëbisedimit vlerësoi rolin e mërgatës shqiptare në vendet ku jetojnë.
“Mërgata jonë, përveçse e integruar mirë në vendet ku banojnë, po jep një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën shoqërore, politike dhe ekonomike.”
“Kur e kuptova që është në Kosovë, nuk mund të mos e takoja dhe ta mirëprisja në Kryeministri, për ta uruar dhe për ta siguruar për mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë” u shpreh Kurti.