Thursday, November 28, 2024
HomeKryesoreLista “për Familjen” kërkon dorëheqjen e ministres Nagavci

Lista “për Familjen” kërkon dorëheqjen e ministres Nagavci

Google search engine

Lista “për Familjen” nëpërmjet një komunikate për media, ka informuar në lidhje me përmbajtjen e konferencës së sotme ku u kërkua dorëheqja e ministres Nagavci. Për më shumë, lexojeni komunikatën e plotë:

Google search engine

Komunikatë për media

Google search engine

Në lidhje me konferencën e sotme të mbajtur nga Lista “Për Familjen” Prishtinë 13 nëntor 2024 Sot koalicioni Lista “për Familjen” ka mbajtur konferencë për media në të cilën është kërkuar dorëheqja e ministres Arbërie Nagavci, pas publikimit të përmbajtjeve nga “Doracaku për Mësimdhënës për Edukim Gjithëpërfshirës Seksual.” Ministria e Arsimit, Shkencë, Teknologjisë dhe Inovacionit e ka promovuar këtë doracak më 4 qershor 2021 (https://www.facebook.com/MASHTI.rks/videos/5735025499872065/). Po ashtu në tetor të vitit 2023 MAShTI ka organizuar “Javën e promovimit të shëndetit në shkolla”, ku është folur për “Edukimi seksual gjithëpërfshirës në shkolla” (https://www.facebook.com/MASHTI.rks/posts/pfbid031JVd5U2YJyJgduHrj24nLFNUr1o2B7NRfo42qSzQUhrF3tsX3BxEG8R5uD7hAdXVl). Pikërisht, të nxitur nga përmbajtjet skandaloze të doracakut, anëtarët e Listës “për Familjen” – deputeti Eman Rrahmani, avokati Asdren Bytyqi dhe gazetarja Fatijona Bajraj, kanë thënë se ministrja Nagavci mbanë përgjegjësi të plotë për të gjitha këto. “Ne i kemi identifikuar dhe analizuar këta doracakë, përmbajtja e të cilëve është antiligjore” – ka thënë ndër të tjera avokati Bytyqi. Sipas tij, ato që prezantohen në këtë dokument, bien ndesh me mënyrën se si parashihet dhe rregullohet familja sipas dispozitave ligjore në fuqi. Deputeti Eman Rrahmani, nga ana tjetër, tha që të gjitha këto janë të papranueshme, duke shtuar se “për këtë kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të ministres Nagavci, meqenëse dëmi të cilin e ka shkaktuar tek fëmijët dhe familjet është i pariparueshëm”. Gjatë konferencës, nëpërmjet një projektori, u shfaqën edhe pjesë nga përmbajtja e doracakut. Se për çfarë përmbajtjesh bëhet fjalë, shihni dokumentacionin e bashkangjitur në attach. Me respekt Zyra për media Lista “për Familjen”

RELATED ARTICLES
Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments