Emërtimi “Koalicioni për Familje” përshkruan aspiratën qendrore të angazhimit tonë politik dhe dëfton vlerat që përfaqëson kauza jonë, në mbrojte të familjes tradicionale, natyraliste, historike dhe universale, por edhe e individit si qenie bioloogjike dhe e femiut i cili është mishërim i arsimimit publik me këto vlera, u shpreh avokati Asdren Bytyqi kandidat për deputet.
Në vitet e fundit Kosova është ballafaquar me rritje të fuqisë politike të agjendave liberale të lgbt-së dhe feminizmit ekstrem, të cilat kanë arritur që të shtyejnë agjendat e tyre degraduese për shoqërinë, përmes mbështetjes së fuqishme politike, veçanarisht të qeverisë së fundit, e cila drejtohet nga Lëvizja Vetëvendosje, një parti ideologjikisht e majtë. Këto agjenda sistematike përbëjnë rrezik të vërtetë për dobësimin e institucionit të familjes tradicionale dhe historike, e përbëre nga një burrë dhe një grua, duke krijuar kushte ligjore për zhvlerësimin e kuptimeve biologjike, natyraliste dhe sociologjike të familjes si institucion themelor I shoqërisë shqiptare, dhe të njeriut, si nocion biologjik dhe gjinor. Relativizimi liberal I individit si qenie e vetëpërcaktuar, relativizimi I gjinisë, biologjisë, lidhja e martesës në mes të personave të gjinisë së njejtë, barazia ligjore e çifteve homoseksuale me ato heteroseksuale, e drejta e adoptimit, ndërrimit të gjinisë sipas deshirës, lindjes së fëmijëve pa baballarë, përmes fekondimit artificial me donator të panjohur, shtrirja e propagandes lgbt në libra dhe ligjërimet në shkolla publike, janë arsyet që kanë zhvilluar një vetëdije të lartë politike, të anetarëve të këtij Koalicioni të gjërë politik per mbrojtjen e familjes tradicionale shqiptare, e cila vetëdije është përkthyer në një bashkim politik të grupit te intelektualeve dhe grupit te deputeteve, Partise se Drejtesise dhe Aleances Kosova e Re, për të themeluar “Koalicionin për Familje”, u shpreh ai.
Bytyqi më për situatat aktuale në vendin tonë u shpreh si: ne nuk do të lejojmë shtrirjen e agjendave të tilla në jetën publike, arsimore dhe institucionale. Nuk do të lejojme martesat mes dy mashkujve dhe dy femrave, ne nuk do të lejojmë adoptimin e fëmijëve tanë nga këta njerëz. Nuk do të lejojmë që të drejtat që I kanë ligjërisht një çift mes një burri dhe një gruaje, ti kenë edhe këta individë. Ne nuk do të lejojmë që fëmijët dhe të rriturit të kenë të drejtën që të ndryshojnë gjininë. Me ne në qeveri agjenda të tilla propagandistike nuk futet në shkolla dhe në libra shkollorë. Babai dhe nëna nuk do të zëvendësohet me prindi 1 dhe prindi 2. Do të e papranueshme që gratë që nuk I duan burrat, apo I urrejnë ata, të lindin fëmijë pa baballarë, nga donator anonim, pra fëmijë jetim me baballarë të gjallë, ku fëmijët nuk kanë të drejtë që të dijnë se kush është babai I tyre, nuk kanë të drejtë për trashëgimi, nuk kanë të drejtë që të njohin familjen e babait të tyre, pra gjakun e tyre, nuk kanë të drejtë të rriten me afërsine dhe prezencën edhe të figurës shembëllyese atësore. Këta fëmijë nuk mund të jenë mjete eksperimenti, për të dëshmuar autonominë e tyre identitare, e cila ka në qendër mosnevojën për burrë dhe për dashuri. Këta fëmijë do të rriten me trauma dhe do te stigmatizohen nga pjesa e tjetër e shoqërisë. Shoqëria jonë nuk mund të jetë shoqëri e eksperimenteve me njerëz, pasi që e drejta e fëmijët për ti njohur dhe për tu rritur me dy prindërit është e drejta dhe vlera më e rëndësishme për ne në një shoqëri.
Krejt në fund ai tha; do të jemi pjesë e legjislaturës së ardhshme me lejen e Zotit, duke qenë forca e re e ndryshimit të Kosovës dhe mbrojtjes së dinjitetit kombëtar dhe shoqëror, të nëpërkëmbur politikisht nga qeveritë e mëparshme. Kauza jonë qendore në mbrojte të familjes është një realitet politik në rritje në kontinentin Evropian, por edhe në Shba, duke qenë kauza përcaktuese për fitoret e partive të qendrës së djathtë në Itali, Hungari, Poloni e në vende te tjera të Evropes. Stuhia liberale që ka goditur Evropën, po godet edhe shoqërinë tonë. Ne do të mbrojmë brezat e ardhshëm dhe nuk të lejojmë që Kosova të kthehet në një shoqëri e dominuar nga agjenda dhe kultura lgbt.
(Shkëputje nga Intervista e dhënë për Gazetën Frymëzimi)