Sot është publikuar një video ku një mashkull shihet duke e rrahur një femër.
Ngjarja është raportuar se ka ndodhur në Prizren.
Ngjarja është konfirmuar nga ana e policisë se ngjarja e rëndë ka ndodhur, në orët e para të 4 qershorit, në rrugën “Tahir Sinani”.
Burimet e Klankosova bëjnë me dije se viktima edhe i dyshuari mes vete janë burrë dhe grua.
“Natën kur ka ndodhur rast, policia ka dalur në vendin e ngjarjes, por nuk i ka hasur palët e përfshira. Njësia patrulluese ka shkuar në Qendren Emergjente, ku pas trajtimit të viktimës të dy ishin intervistuar në stacion. Por, viktima ka deklaruar se viktimat i ka si pasojë e një rrëzimi aksidental. Pastaj rasti është trajtuar si “lëndim aksidental”. Rasti është trajtuar nga hetuesi primar i dhunës në familje”, tha ky burim për Klankosova.tv
“Por, sot më publikimin e kësaj videoje, të dy janë shoqëruar sërish për intervistim në polici. Tani mbetet të shihet se si do të vendoset. Pra, edhe pala (viktima) atë kohë ka gënjyer dhe me siguri se të dy do të ndalohen për 48 orë, por mbetet të shihet tutje”.
Klankosova tutje mëson se i dyshuari vjen nga komuna e Mamushës derisa viktima është e Republikës së Shqipërisë