Monday, March 4, 2024
HomeDiasporaShengeni ushtarak, NATO me një plan të ri për ta parandaluar luftën...

Shengeni ushtarak, NATO me një plan të ri për ta parandaluar luftën në Evropë

Google search engine

Peizazhi politik që e pret Evropën në vazhdim është i panjohur nga ai i një viti apo dy viteve më parë. Evropa është përballur me një realitet të ri gjeopolitik si pasojë e pushtimit të paligjshëm të Ukrainës nga Rusia dhe BE-ja është detyruar të rishqyrtojë gjithçka, nga qëndrimi i saj ushtarak dhe marrëdhëniet me Ukrainën, tek sfidat teknologjike dhe tregtare dhe institucionet e veta. Si do të vazhdojë BE-ja të forcojë sigurinë e saj me konfliktin e ndezur në oborrin e saj dhe një rend botëror në ndryshim? Duket se as vetë Brukseli dhe kontinenti i vjetër nuk kanë një përgjigje. Megjithatë, kohë pas kohe propozime të reja dalin në skenë, herë të mirëpritura, e herë jo. I tillë është propozimi për “Shengenin ushtarak”, një ide që ka ndezur polemika dhe ka tërhequr reagime të ashpra nga Rusia.

Google search engine

Kremlini tha dje se dëshira e NATO-s për të krijuar një version ushtarak të zonës Shengen në Evropë, i cili do të lejonte forcat e armatosura të aleancës ushtarake perëndimore të lëvizin lirshëm për t’iu kundërvënë Rusisë më me forcë, ka rritur tensionet dhe ka ngritur shqetësime. Kreu i Komandës së Logjistikës së NATO-s për Evropë (JSEC), Gjeneral Letonton Alexander Sollfrank, i tha Reuters të enjten se do të dëshironte të shihte një zonë të tillë. “Po na mbaron koha,” tha Sollfrank. “Ajo që nuk e bëjmë në kohë paqeje nuk do të jetë gati në rast krize apo lufte”, theksoi ai. JSEC, e vendosur në qytetin gjerman të Ulm, koordinon lëvizjen e njerëzve dhe materialeve të bllokut të NATO-s në të gjithë kontinentin. Ndërsa JSEC u krijua në 2021 për të përmirësuar përgatitjet për një luftë të mundshme me Rusinë, burokracia mund të shkaktojë vonesa serioze në reagimin në rast të një lufte me Rusinë. NATO po ndihmon Ukrainën në luftën e saj me Rusinë dhe Kievi shpreson që një ditë të bashkohet me aleancën. Vetë NATO, megjithatë, nuk është në luftë me Rusinë, dhe presidenti i SHBA Joe Biden dhe udhëheqës të tjerë perëndimorë pohojnë se po përpiqen ta shmangin atë për shkak të arsenalit të madh bërthamor të Moskës.

Google search engine

Reagimi i ashpër rus

Google search engine

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska do të përgjigjet nëse ky “Shengen ushtarak” bëhet realitet. “NATO e ka konsideruar gjithmonë vendin tonë një të ashtuquajtur armik ideologjik. Tani haptas e konsideron atë një kundërshtar të dukshëm. Kjo deklaratë nuk i shërben asgjë tjetër veçse ngritjes së tensioneve në Evropë dhe kjo ka pasoja,” tha Peskov. Bisedimet për krijimin e një “Shengeni ushtarak” tregojnë edhe një herë se Evropa nuk është e gatshme të dëgjojë shqetësimet legjitime të Moskës, por është e gatshme të forcojë sigurinë e saj në kurriz të Rusisë, tha Peskov. “Është NATO ajo që po lëviz vazhdimisht infrastrukturën e saj ushtarake drejt kufirit tonë. Nuk jemi ne ata që lëvizim drejt infrastrukturës së NATO-s. NATO po afrohet më pranë nesh dhe kjo mund të shkaktojë vetëm shqetësim dhe të çojë në masa hakmarrëse për të garantuar sigurinë tonë,” tha Peskov.

Planet e NATO-s

Që nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe rënia e ish-BRSS, NATO është zgjeruar rreth 1000 kilometra në lindje, duke pranuar Poloninë dhe shtetet baltike në aleancën e saj, duke zgjeruar krahun e saj lindor në një total prej 4000 kilometrash. NATO aktualisht ka 10,000 ushtarë në tetë grupe beteje të stacionuara në të gjithë Evropën Lindore. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi vitin e kaluar se ka plane për të përforcuar këto forca të dislokuara me 300,000 ushtarë të gatishmërisë së lartë në rezervë.Forca e reagimit të shpejtë të NATO-s aktualisht numëron deri në 40,000 dhe ndryshimi i propozuar përbën një rishikim të gjerë në përgjigje të militarizimit rus. Sipas planeve, NATO do të lëvizë gjithashtu rezervat e municioneve dhe furnizimeve të tjera më larg në lindje, një tranzicion që do të përfundojë brenda këtij viti.NATO mban tetë grupe beteje në të gjithë Evropën Lindore , që synojnë të veprojnë si një mbrojtje fillestare e vijës së parë në rast të një pushtimi rus. Katër janë në shtetet baltike dhe Poloni, dhe këto u plotësuan me krijimin e katër të tjerave në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki pas sulmit ndaj Ukrainës.

Google search engine
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments