Shefi i Komisionit Parlamentar në Ukrainë, Oleksandr Merezhko, ka krahasuar sulmin terroristë serb në Banjskë me atë të rus në Dorbas të Ukrainës.
Merezhko ka thënë se për sulmin terrorist në Banjskë duhet të ketë një hetim të ndërkombëtar dhe nëse vërtetohet që Serbia ka gisht, Perëndimi duhet reagojnë.
“Për mua tingëllon shumë e ngjashme me atë që ndodhi këtu kur Rusia e pushtoi pjesën lindore të Ukrainës (Donbas). Duket e ngjashme. Mendoj se para së gjithash duhet të kemi një hetim objektiv të huaj dhe nëse vërtetohet, atëherë duhet të ketë reagim shumë të fortë ndaj atyre që janë organizatorët dhe autorët e këtij provokimi. Nëse hetimi do të zbulojë se Serbia është e përfshirë, atëherë duhet të ketë një reagim të fortë nga ana e Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe vendeve të tjera”, tha ai në një intervistë për “KallxoPernime”.
Ai shtoi se Kosova është duke u ngacmuar nga Serbia e jo anasjelltas.
“Për mua tingëllon e çuditshme, sigurisht. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të kuptohet situata e Kosovës. Kosova po ngacmohet. Kosova nuk është ajo e cila e ngacmon Serbinë, për shembull, apo shtetet e tjera, apo vendet e tjera fqinje. Mendoj se duhet të merret parasysh kur përpiqemi të zgjidhim këtë çështje”, tha Merezhko.