Monday, July 22, 2024
HomeKryesoreZhegrova: Më thanë që nëse nuk vij kundër Izraelit, le t’i harroj...

Zhegrova: Më thanë që nëse nuk vij kundër Izraelit, le t’i harroj ndeshjet tjera

Google search engine

Futbollisi kosovar, Edon Zhegrova, ka reaguar me një postim pasi që nuk ishte pjesë e ndeshjes më Izraelin në fundjavë.

Google search engine

Ai ka akuzuar persona në kombëtare i kanë thënë që nëse nuk vjen të luajë kundër Izraelit për kualifikimet në Euro 2024, ai nuk do të ftohet më.

Google search engine

“U rrita në Prishtinë me ëndrrën që një ditë do të luaj për kombëtaren time. Edhe pse deri sa e krijuam kombëtaren e Kosovës, mua m’u ofruan shumë joshje të jem diku tjetër, por për mua ishte vetëm një ëndërr, të luaj për atdheun tim, për Kosovën”, ka shkruar Zhegrova në Instagram.

“Me muaj të tërë më kanë joshur të tjerët me lloj-lloj ofertash, ndërsa për Kosovën kam vendosur për një minutë bisedë me të ndjerin Fadil Vokrri, sepse e kam dëgjuar zemrën”.

“Të dashur tifozë, ditët e fundit erdha në pikëpyetje të luaj apo të mos luaj nga njerëz brenda kombëtares, ata që vendosin për fatin e Kosovës në forma individuale dhe asnjëherë zyrtare”.

“Të them të vërtetën, shumë herë isha pengesë e disa personave në kombëtare dhe thashethemet ishin drejtuar kundrejt meje shpesh por nuk kam folur asnjëherë vetëm të mos e prish harmoninë e kombëtares, sepse kombëtarja është mbi të gjithë, mbi intrigat e thashethemet e njerëzve amatorë kundrejt meje”, ka vijuar ai, transmeton Ditori.

“Ndeshjen e fundit nuk pata mundësi të jem pjesë e Kosovës për arsye tashmë të njohura pavarësisht dëshirës sime të madhe. Ua kam bërë të ditur që për ndeshjet tjera dua të jem aty të ndihmoj kombëtaren me vullnetin maksimal por përgjigja e tyre ishte: nëse nuk vjen këtë ndeshje, harroji edhe ndeshjet tjera. E çuditshme, sepse jam në formën më të mirë dhe dua të kontribuoj dhe të sakrifikoj gjithçka për kombëtaren time”, ka thënë Zhegrova, përcjell Klan Kosova.

Madje Zhegrova ka pohuar se në disa ndeshje ka luajtur madje edhe pse ka qenë i lënduar.

“Njerëzit në kombëtare e dinë që unë shpesh kam luajtur i lënduar dhe kam sakrifikuar edhe karrierën për fanellën e Kosovës. Ndaj Rumanisë, kam ardhur, kam luajtur “me një këmbë” dhe asnjëherë nuk jam ankuar sepse këtë e bëj për nderin e shtetit dhe popullit dhe jo për njerëzit injorantë që bëjnë kalkulime dhe nuk ia duan të mirën vendit!”

“Shumë njerëz dhe dashamirë të mi më shkruan dhe në pyetën prandaj desha ta jap këtë sqarim”.

“Dhe asnjëherë nuk do të hesht ndaj padrejtësive”.

“Unë kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë biri yt, Kosovë. I juaji, Edon Zhegrova”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments