Tuesday, December 3, 2024
HomeLajmeRohde për deklaratën e Borrellit: Apel i qartë për Kosovën e Serbinë...

Rohde për deklaratën e Borrellit: Apel i qartë për Kosovën e Serbinë që të angazhohen me konstruktivitet në dialog

Google search engine

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas deklaratës së përfaqësuesit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, për sa i përket dialogut në mes Kosovës e Serbisë.

Google search engine

Rohde tha se deklarata e Borrellit në emër të 27 vendeve anëtare të BE-së është “një apel kristal i qartë nga 27 vendet anëtare të BE-së drejt Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe në mirëbesim, pa vonesa të mëtejshme”.

Google search engine

Në deklaratën e BE-së, Kosovës e Serbisë iu kërkua angazhim konstruktiv në kuadër të dialogut, teksa u shpreh edhe shqetësimi për mungesën e zbatimit të marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj.

“BE-ja mbetet po aq e shqetësuar për mungesën e progresit nga të dyja palët në de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës, disa muaj pas shpërthimit të fundit të dhunës që la të plagosur qytetarët, trupat e KFOR-it, forcat e rendit dhe përfaqësuesit e mediave, disa me pasoja të rënda dhe të përhershme”, thuhet në komunikatë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments