Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkruar se nga sot Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë “pika të përbashkëta të kalimit kufitar”.
Sveçla tha se ka nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”.
“Nga sot, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar”, shkroi ai.
“Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë””, shtoi Sveçla.
Kjo marrëveshje, sipas Sveçlës “ka për qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve”.
“Tani e tutje, qytetarët do të legjitimohen vetëm në njërën pikë kufitare”, shkroi ai.