Thursday, June 20, 2024
HomeLajmeEkspertët nga Turqia do të realizojnë 16 operacione kardiokirurgjike te fëmijët me...

Ekspertët nga Turqia do të realizojnë 16 operacione kardiokirurgjike te fëmijët me probleme në zemër në QKUK

Google search engine

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Tunç Angili dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, Elvir Azizi, kanë mirëpritur të hënën ekipin e mjekëve dhe ekspertëve nga Turqia, të cilët gjatë javës do të kryejnë 16 operacione kardiokirurgjike tek fëmijët me probleme në zemër si dhe do të realizojnë 30 intervenime të tjera kardiologjike, përfshirë koronarografi dhe stentime dhe raste elektrofiziologjike.

Google search engine

Me këtë rast, ministri Vitia ka falënderuar ambasadorin turk dhe ekspertët nga Turqia për kontributin e vazhdueshëm që po japin për shëndetësinë kosovare.

Google search engine

Ai tha se Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar për avancim të shërbimeve shëndetësore, andaj përkrahja dhe mbështetja e ekspertëve është e mirëseardhur.

Ambasadori i Turqisë, Tunç Angili, duke ju dëshiruar mirëseardhje ekspertëve nga Turqia, tha se ndihet i nderuar që është pjesë e këtij organizimi.

Në emër të ekipit të ekspertëve foli Prof.dr. Alper Guzeltas, i cili fillimisht tha se ndjehet i nderuar që është udhëheqës i ekipit dhe që ka mundësi të kontribuoj për fëmijët e Kosovës.

Ekipi i mjekëve po qëndron në Kosovë në bashkëpunim dhe mbështetje të organizatës Muntada Aid, z.Kabir Miah, kurse koordinimin punës e ka bërë dr. Ramush Bejiqi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments