Saturday, April 20, 2024
HomeLajme“Pikat e zeza” – Vitia përshkruan gjendjen në klinikat e ShSKUK-së

“Pikat e zeza” – Vitia përshkruan gjendjen në klinikat e ShSKUK-së

Google search engine

Në kuadër të konferencës “Të kuptojmë dobësitë e Kosovës në shëndetësi dhe mjedis”, të premten u mbajt diskutimi kryesor në lidhje me sfidat e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe Programin për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike, raporton Ekonomia Online.

Google search engine

Aty, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bëri një vlerësim rreth gjendjes së Klinikave në QKUK. Vitia se ndër klinikat që janë me “pikë të zezë” është ajo e Ortopedisë, pasi tha se me një investim të vogël, nuk ka nevojë të kërkohet trajtim jashtë vendit.

Google search engine

“Tash hapur dhe pa perde. ‘Pikat e zeza’ në QKUK sa i përket perspektivës që ju e ngritët për momentin është Ortopedia. Një numër i madh i pacientëve për shkaqe të cilat munden me investime të bëhen këtu, vazhdojnë të kërkojnë trajtim jashtë vendit. Por duhet ta them këtë që një pjesë e pikave të zeza në QKUK është një problem sepse ka pika të zeza janë nëpër spitalet regjionale dhe kjo në gjashtëmujorin e fundit është duke u trajtuar me një seriozitet dhe me një dinamik që nuk mendoj që kanë që më herët”.

E sipas ministrit Vitia, 1.6 milionë banorë dhe me një sistem shëndetësor jo të mirëfilltë, buxheti aktual është i pamjaftueshëm.

“Kemi vendosur që në Bordin e SHSKUK së paku çdo tre muaj të kemi një mbledhje sepse mendoj që investimet strategjike të bëhen në koordinim edhe me Bordin e Fondit për Sigurime Shëndetësore. Secila rrugë ka sfida dhe ne e kemi bërë një Udhëzim Administrativ dhe natyrisht sfida e parë do të jetë implementimi i duhur i këtij Udhëzimi”.

“Natyrisht kjo pjesa e transparencës dhe aty sigurisht se do të jetë sfida kryesore sepse brenda afatit 30 ditor, drejtori i ShSKUK e ka për detyrë ta bëjë diagnozën që nuk munden për momentin të bëhen për momentin në sistemin publik dhe kjo listë të bëhet vazhdimisht update dhe në anën tjetër mendoj se në UA barra dhe përgjegjësia e vlerësimi u mbetet profesionistëve shëndetësor dhe ata do ta kenë sfidë deri sa të adaptohen për të gjitha këto çështje”.

“Plani i fizibilitetit i cili ka tash e tri vite që ka qenë afër 52 milionë euro. Gjatë pandemisë kemi parë që investimet tjera, vlera e këtij plani ka qenë e një shumë diku 10 milionë dhe tash është afër 42 milionë euro plani i fizibilitetit. Investimet janë duke ndodhur, një pjesë nga buxhetit i shteti ndërsa pjesa tjetër nga huamarrjet sidomos me Bankën Botërore  dhe partnerëve tanë strategjik dhe në fillim kur e kam nënshkruar në mars, ideja ka qenë që investimet në 40 milionë euro me tri vitet e ardhshme dhe kjo do të ndikojë edhe në përmirësimin e kushteve infrastrukturës dhe blerjen e pajisjeve të ndryshme që do të ndikojnë në shërbimet e reja e që qytetarët nuk do të kenë nevojë t’i kryejnë jashtë institucionit publik”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments