Thursday, October 31, 2024
HomeLajmeOpozita e shqetësuar për prezantimin Kurtit në Bruksel, VV-ja e bindur se...

Opozita e shqetësuar për prezantimin Kurtit në Bruksel, VV-ja e bindur se Kosova është palë e barabartë

Google search engine

Për shkak të masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian ka ndërmarrë ndaj Kosovës, pozita e kryeministrit Albin Kurti në rundin e ri të dialogut me Serbinë është e pafavorshme, thonë përfaqësues të partive opozitare në Kosovë. Ndërsa nga mazhoranca konsiderojnë se Kosova në këtë rast është palë e barabartë, raporton Ekonomia Online.

Google search engine

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Google search engine

Për këtë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, kanë shprehur adresuar kritika në drejtim të pushtetit.

Por deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, thotë për Ekonomia Online se masat ndëshkuese kanë pasur për qëllim futjen e Kosovës në bisedime me Serbinë. Ndërsa kërkesën e Serbisë rreth Asociacionit, e quan të papranueshme.

“Jo në asnjë farë forme, madje masat të cilat i janë dhënë Kosovës, mendoj që janë dhënë për ta t’kurrur edhe për t’a futur sa më shumë në çështjet e bisedimeve, mirëpo tash kërkesa e Serbisë rreth Asociacionit për ne është e papranueshme në mënyrën se si paraqitet me nivel të tretë organizativ, madje edhe propozimet të cilat janë dhënë për çështjen e Asociacionit, pra të gjitha ato e përmbajnë nivelin e tretë organizativ”.

“Kosova nuk hyn si palë e pabarabartë sepse ne jemi shtet i njohur ndërkombëtarisht, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka konfirmuar këtë gjë. Mbi 100 njohje i kemi dhe madje në këtë raport mendoj që Kurti atje shkon me një sistem krejt tjetër çfarë ka shkuar deri më sot. Pra në këtë kuptim të gjitha ato marrëveshje të cilat janë bërë e që kanë qenë koncesione, tashti nuk po pranohen dhe mu për këtë çështje ndoshta janë edhe këto masa”, thotë ai.

E deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, thotë për Ekonomia Online se deputetët e Kuvendit të Kosovës janë të painformuar rreth dialogut.

Ndonëse si parti parlamentare kanë shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar kryeministrin Kurti në dialog me Serbinë, Hoxha thotë se ka vite që Kurtin nuk dialogon me opozitën.

“Po pritshmëritë nuk i kemi të mëdha për arsye të shumta për faktin se zotëri Kurti që tashmë ai është në Bruksel dhe ne nuk dimë asgjë, pra më shumë dinë Serbia se çfarë do të ndodh atje se që dimë ne si përfaqësues dhe të zgjedhur të popullit dhe detyrimi i tij ligjor që para se të shkojë dhe pas që të raportojë në Kuvend, në mënyrë që ne të jemi në dijeni dhe normalisht të kemi mundësi të japim sugjerime, pa çka që jemi opozitë sepse ne i kemi thënë se në këtë rrugëtim në aspekt me procesin e dialogut dhe kundrejt Serbisë, ne jemi bashkë me kryeministrin Kurti por që kjo ka qenë pozicionimi i tij i kahershëm që nuk dialogon me opozitën as në këtë pikë. Andaj pritshmëritë tona janë të zbehta, për shumë arsye, duke e ditur se është hera e parë që Kosova vazhdon në proces të dialogut dhe këtë herë është e sanksionuar, pra është palë e lënduar pa ndonjë arsye në kuptimin historik por me arsye në kuptimin e politikbërjes në këto kohët e fundit dhe që komplet barra na bie komplet neve si shtet dhe kjo nuk është fare e mirë sepse jemi palë e disfavorshme në këtë aspekt”, thotë Hoxhaj

Pritshmëri të mëdha nga ky takim nuk ka as deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, raporton EO.

“Pra për herë të parë Kosova shkon në dialog nën sanksione, kjo është shumë shqetësuese për qytetarët e vendit. Kryeministri Kurti do duhej të vinte të raportonte në Kuvend të Kosovës sepse e kemi një rezolutë që të raportojë para dhe pas çdo takimi, mirëpo këtë nuk e ka bërë tash e tri vite. Nuk pres diçka të re, për arsye se edhe dy marrëveshjet të cilat i ka bërë më herët, ajo e Ohrit dhe e Bratislavës ende nuk ka ndonjë implementim prej pikave që janë në atë marrëveshje”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments