Tuesday, December 3, 2024
HomeLajmeVendi ku ruhet pasuria e paligjshme, Bunjaku tregon se si veprohet me...

Vendi ku ruhet pasuria e paligjshme, Bunjaku tregon se si veprohet me veturat e pasuritë e luajtshme të konfiskuara

Google search engine

Vetura, pajisje teknologjike, aparate të lojërave të fatit etj, pasuri këto që nëse krijohen në mënyrë kundërligjshme sekuestrohen dhe konfiskohen nga shteti. E, institucioni i cili i menaxhon dhe i ruan ato quhet Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.

Google search engine

Drejtori i drejtorisë së Agjencisë për Administrimin e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar, Fadil Bunjaku, në një intervistë për Telegrafin ka folur për rëndësinë e veçantë që e ka ky institucion në vend si dhe për procedurat që duhet ndjekur për dhënien në shfrytëzim ose shitjen e pasurisë së konfiskuar.

Google search engine

Bunjaku ka thënë se Agjencia është themeluar në vitin 2010 dhe ka një staf prej 26 zyrtarëve. Sipas tij, misioni i saj është administrimi i pasurisë së sekuestruar ose konfiskuar.

Bunjaku tha se në këtë depo dominojnë më shumë veturat si dhe mjetet tjera të transportit.

Ai u shpreh se kjo Agjenci ruan edhe pasuri të tjera, paluejtshmëri, para, metale të çmueshme, mirëpo siç u shpreh Bunjaku “ato nuk ruhen këtu në depo”.

“Paratë dhe metalet e çmuara ruhen në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK). Kemi marrëveshje me BQK-në, është llogaria e mirëbesimit ku ruhen paratë”, ka thënë ai.

Si është procedura e sekuestrimit të pasurisë?

Bunjaku shpjegon: “Faktikisht këto janë të gjitha procedura gjyqësore. Një pasuri vjen në Agjenci vetëm pasi të nxirret një vendim i Gjykatës për masë të përkohshme të sigurimit të pasurisë. Në fazën fillestare administrohen nga policia, mirëpo në momentin që sigurohet një vendim nga gjykata për masë të përkohshme të sigurimit të pasurisë, atëherë Agjencia e merr pasurinë në administrim dhe e administron deri në përfundim të procedurave gjyqësore”.

Siç theksoi Bunjaku nëse përfundon aktgjykimi me kthim të pronës, atëherë ajo i kthehet palës.

“Në të kundërtën pasuria e konfiskuar i jepet për shfrytëzim institucioneve të Qeverisë së Kosovës, apo shitet dhe mjetet do të derdhen në buxhet”.

Drejtori Bunjaku potencoi se kjo është e rregulluar edhe me ligjet e Kosovës.

“Është e rregulluar dhe me Kodin e Procedurës Penale por edhe me Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar. Për pasuritë e luajtshme kompetencë është e drejtorit të Agjencisë dhe në bazë të kërkesave që deponohen nga institucionet, kurse për paluejtshmëritë vendimi merret në Qeveri të Kosovës”.

E sa i përket veturave të cilat nuk janë të përshtatshme për institucionet  e vendit Bunjaku tha se ato shiten dhe mjetet derdhen në buxhetin e Kosovës.

“Është shitje e lirë, mund të marrin pjesë institucionet, por edhe personat fizik (qytetarët)”, shpjegoi ai.

Bunjaku tha se ka edhe gjësende tjera të sekuestruara dhe të konfiskuara të pasurisë.

E siç tha ai, përveç agjencisë ka edhe institucione tjera që merren me administrimin e pasurisë të sekuestruara ose të konfiskuara.

Ndryshe, “Pasuri të Sekuestruara ose të Konfiskuara” konsiderohen sendet e luajtshme, sendet e paluajtshme,

paratë dhe letrat me vlerë të cilat janë në qarkullim juridik.

“Sekuestrim” do të thotë marrja e përkohshme e sendit në bazë të vendimit të gjykatës apo organit kompetent, në pajtim me ligjin në fuqi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments