Saturday, July 27, 2024
HomeLajmeKrasniqi për deklaratat e Escobarit: Largimi i kryetarëve në veri me peticion,...

Krasniqi për deklaratat e Escobarit: Largimi i kryetarëve në veri me peticion, rruga e vetme për zgjedhje të reja

Google search engine

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se Udhëzimi Administrativ, që rregullon iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave në veri të vendit, është e vetmja rrugë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, raporton Ekonomia Online.

Google search engine

Një ditë më parë, emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar u shpreh se “dorëheqjet janë rruga më e shpejtë dhe më e lehtë” e se “peticioni si nismë s’është provuar ndonjëherë”, Krasniqi pohoi se largimi i kryetarëve do të bëhet në mënyrë demokratike përmes kërkesës së qytetarëve duke mbledhur 20 mijë nënshkrime.

Google search engine

Ai në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë shtoi se Udhëzimi është në përputhje me Ligjin për vetëqeverisje lokale, madje tha se Udhëzimi Administrativ është kërkesa demokratike dhe vullnet i qytetarëve.

“Udhëzimi administrativ e ka bazën në vetëqeverisjen lokale dhe synim ka mbledhjen e 20 mijë nënshkrimeve të qytetarëve ku ata jetojnë, e më pastaj procedimin në Kuvend Komunal. Ky Udhëzim nuk është vetëm për katër komuna, por përgjithësi komunat në Republikën e Kosovës”.

“Pengimi i qytetarëve për të marrë pjesë në këto zgjedhje e ka bërë Beogradi dhe aty janë kryetarët e komunave. Largimi i tyre mund të bëhet në mënyrë demokratike përmes kërkesës së qytetarëve duke mbledhur 20 mijë nënshkrime. Udhëzimi Administrativ është kërkesë demokratike dhe vullnet i qytetarëve”.

Në konferencë, Krasniqi u pyet nëse ka rrezik që ky udhëzim të shpallet jokushtetues.

“Unë nuk mund të flas për rreziqet, nuk dua të flas për rreziqet. Unë po flas për një proces demokratik, ne si ministri përgjegjëse për administrimin e pushtetit lokal kemi marrë një detyrë. Detyra ka qenë që të prodhohet një udhëzim administrativ, i cili e proceson kërkesën e qytetarëve për shkak se është e drejtë e qytetarëve edhe inicimi i peticionit për largimin e kryetarit të komunës nga zyra”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments