Saturday, April 20, 2024
HomeLajmeBastisjet dhe ndalimet e fundit të Speciales nxisin reagimin e KMDLNj-së

Bastisjet dhe ndalimet e fundit të Speciales nxisin reagimin e KMDLNj-së

Google search engine

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut ka reaguar rreth rastit të bastisjes së banesës së vëllezërve Fazliu në Prishtinë dhe ndalimin e Rrustem Mustafës- Remit me kërkesë të Gjykatës Speciale.

Google search engine

Ky këshill përmes një komunikate për media ka thënë se këto ngjarje po sjellin një shqetësim të madh per drejtësine e sovranitetit tonë.

Google search engine

“EULEX-i doli me një sqarim; se ata nuk kanë marrë pjesë në bastisje e as në arrestim në ndërkohë që intervistimet dhe të arrestuarit dërgohen në bazën e EULEX- it”,thuhet në komunikatë.

Tutje KMDLNj ka akuzuar EULEX-in për mosbesim ndaj Policisë së Kosovës

“Edhe të arrestuarit apo të dënuarit e Gjykatës Raciste të Hagës gjatë vizitave humanitare në Kosovë pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në njësinë e paraburgimit në bazën e EULEX-it që nënkupton se aspak nuk i besojnë Policisë së Kosovës, madje e shpërfillin dhe e nënçmojnë profesionalizmin e saj sikur që ishte me rastin e ofrimin e garancioneve për mbikëqyrje dhe zbatim të masave alternative nëse eventualisht masa e paraburgimit i zëvendësohet ndonjërit nga të burgosurit me ndonjë masë më të butë”

Në reagim më tej theksohet se “nuk ndodhë në një vend normal që persona të paidentifikuar, në çdo kohë dhe kur të duan, pa dijen e autoriteteve vendore të arrestojnë, intervistojnë shtetasit tuaj e që nuk ka ndodhur as në diktaturat më brutale”.

Banesa e vëllezërve Fazliu u bastis dje në mëngjes ku sipas familjarve u morën disa materiale, fotografi, libra, ndërsa pak orë më vonë u raportua për ndalimin e Rrustem Mustafës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments