Sunday, September 29, 2024
HomeSportAdemi i FFK-së reagon për herë të parë pas ndeshjes kundër Rumanisë:...

Ademi i FFK-së reagon për herë të parë pas ndeshjes kundër Rumanisë: Do të kërkojmë drejtësi tek UEFA dhe CAS

Google search engine

Kyetari i FFK-së, Agim Ademi ka reaguar pas ndeshjes së mbrëmshme Rumani-Kosovë, ku vendasit fituan duke provokuar lojtarët e Kosovës.

Google search engine

I pari i FFK-së përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se do të kërkojnë drejtësi dhe respektim të rregullave të “fair-play-it” në futboll përpara organeve të UEFA-s dhe në CAS.

Google search engine

“Provokimi i rëndë nga tifozeria rumune shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes për një periudhë të gjatë. Ndeshja rifilloi me insistimin e gjyqtarit pas tërheqjes së pankartave diskriminuese e raciste ndaj vendit tonë, ndonëse thirrjet e kohëpaskohshme kundër futbollistëve dhe shtetit tonë vazhduan.
I gjithë ky episod ndikoi pashmangshëm tek ekipi ynë. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte në fund të pjesës së parë gjyqtari e përjashtoi nga loja sulmuesin tonë, duke bërë që tek kundërshtari të kalojë edhe epërsia numerike”, ka shkruar ai.

“Ne mbetemi të vendosur për të përmirësuar lojën tonë dhe për të arritur suksese në nivel ndërkombëtar. Këto sfida na forcojnë dhe nuk do të na pengojnë të ecim përpara. Ne, do të kërkojmë drejtësi dhe respektim të rregullave të “fair-play-it” në futboll përpara organeve të UEFA-s dhe në CAS”, ka shkruar ai ndër të tjera.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments