Saturday, July 27, 2024
HomeLajmeKurti merr një telefonatë nga Escobar para takimit të Brukselit, kërkohet zbatimi...

Kurti merr një telefonatë nga Escobar para takimit të Brukselit, kërkohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit

Google search engine

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendësi i ndihmësit të sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Google search engine

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, u bisedua për rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

Google search engine

“Kryeministri shprehu gatishmërinë e tij për t’u angazhuar aktivisht në takimin e nivelit të lartë politik të së enjtes në Bruksel, teksa falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën”.

Telefonata e rëndësishme vjen vetëm tri ditë para takimit të 14 shtatorit në Bruksel, ku pas shumë muajsh “pauze”, takohen kryeministri Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments