Monday, March 4, 2024
HomeKryesoreGjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: 70% e seancave ishin të mbyllura për...

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: 70% e seancave ishin të mbyllura për publikun

Google search engine

Nga rreth 20 dëshmitarë të cilët janë dëgjuar që nga fillimi i procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, më shumë se 70 për qind e seancave gjyqësore kanë qenë të mbyllura për publikun, kështu ka bërë të ditur Amer Alija, hulumtues ligjor në Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Google search engine

“Gjykata duhet të kujdeset që me rastin e mbylljes së seancave që informatat të cilat kanë të bëjnë qoftë me identitetin e dëshmitarëve anonim apo me identitetin e familjarëve të dëshmitarëve të jenë të redaktuara për publikun dhe pjesa tjetër e dëshmisë e cila është edhe në interes të publikut duhet të hapet”, ka shtuar ai.

Google search engine

Në këtë proces gjyqësor, seancat pothuajse vazhdimisht janë mbajtur në sesion privat dhe përmbajtja e tyre është redaktuar për publikun.

Google search engine

“Shkelje e Ligjit Ndërkombëtar të Drejtësisë”

Avokati Artan Qerkini ka thënë për Dukagjinin se mungesa e transparencës në rastin e Thaçit dhe të tjerëve nuk është në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ai ka theksuar se Neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut garantoi secilit person të drejtën për një gjykim publik, e cila sipas tij, po shkelet në rastin konkret.

Qerkini ka theksuar gjithashtu se standardet ndërkombëtare kërkojnë që seancat gjyqësore të jenë në parim të hapura për publikun.

“Arsyeja e vetme e parimit te publicitetit është informimi i publikut ne lidhje me drejtësinë e procedurës, sepse gjykimet e fshehta bartin rreziqe”, është shprehur ai.

Në lidhje me standardet ndërkombëtare për transparencën në gjykimet e krimeve të luftës, Aliaj ka përmendur se procedurat gjyqësore parimisht duhet të jenë publike dhe se çdo proces gjyqësor duhet të jetë transparent.

“Procedurat gjyqësore parimisht janë publike dhe çdo proces gjyqësor duhet të jetë transparent, qoftë përmes hapjes së seancave për publikun si dhe përmes publikimit të dokumenteve publike, siç janë aktakuza, procesverbalet, aktgjykimet dhe vendimet të tjera”, ka deklaruar ai për Dukagjinin.

Megjithatë, Aliaj ka theksuar se gjykata ka mundësinë, në raste të veçanta dhe me justifikim, të mbyllë disa pjesë të seancave gjyqësore ose të redaktojë informacione që nuk janë për publikun.

Ai ka shtuar se përmes mbylljes së seancave gjyqësore, publiku nuk mund të ketë pasqyrën e plotë të provave të administruara në këtë proces gjyqësor. Por, siç ka thënë ai palët në procedurë kanë qasje të plotë në provat materiale dhe dëshminë e dëshmitarëve që dëshmojnë në seancat e mbyllura.

Qerkini: Mungon balancimi mes publicitetit të gjykimit dhe mbrojtjes së dëshmitarëve

Ndërkaq, avokati Qerkini ka theksuar se gjykata i ka dhënë përparësi të madhe mbrojtjes së dëshmitarëve në dëm të publicitetit të gjykimit, duke theksuar se një balancim është ende i paarritur.

“Gjykata arsyetohet se seancat private janë të domosdoshme për shkak të mbrojtjes së dëshmitarëve. Mendoj se gjykata nuk e ka arritur ta gjeje balancën në mes të publicitetit të gjykimit dhe mbrojtjes së dëshmitarëve, sepse i ka dhënë përparësi të madhe mbrojtjes së dëshmitarëve karshi nevojave për publicitet të gjykimit”, ka deklaruar Qerkini.

Ai ka insistuar se mungesa e publicitetit në gjykim ndikon thellësisht në besimin e qytetarëve në drejtësinë dhe në procedurat që janë në zhvillim. Ai ka theksuar se publiku është në pamundësi të dëgjojë aspektet kryesore të deklaratave të dëshmitarëve, duke i vendosur ata në një pozitë të pamundur për të formuar një opinion objektiv në lidhje me të vërtetën e deklarimeve të tyre.

Qerkini u ka bërë thirrje organizatave ndërkombëtare të cilat janë të përfshira në mbrojtjen e të drejtave të njeriut që të reagojnë ndaj kësaj situate. Ai ka vlerësuar se shkelja e parimit të publicitetit të gjykimit është një sfidë e madhe për drejtësinë dhe se kjo çështje duhet të jetë në fokusin e tyre.

Ai gjithashtu ka insistuar se ky shkelje e thellë e parimit të publicitetit është e papranueshme dhe se organizatat ndërkombëtare duhet të angazhohen për të mbrojtur dhe forcuar transparencën në gjykimet e krimeve të luftës.

Së fundmi, më 4 shtator, procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka vazhduar me një seancë të re në sesion të mbyllur, pasi kishte shqetësime rreth identifikimit të dëshmitarit të mbrojtur dhe rrezikut potencial të zbulimit të emrave.

Në seancën e datës 4 shtator, dëshmitari i 20-të (me kodin 04368) është pyetur për një takim që kishte me Adem Demaçin dhe kryeministrin Albin Kurti. Avokati mbrojtës i Thaçit, Gregory Kehoe, e ka pyetur atë për detaje mbi këtë takim dhe marrëdhënien e tij me Kurtin.

Megjithatë, kur është pyetur më tej për marrëdhënien e tij me Kurtin, përgjigjja ka qenë me përmbajtje të redaktuar, përveç kësaj, dëshminë e këtij dëshmitari e ka karakterizuar pjesa e ‘‘përmbajtjes së redaktuar’’ në pothuajse tërë dëshminë e tij.

Ndërsa, seanca tjetër, më 5 shtator, kishte filluar me dëshminë e dëshmitarit pa masa mbrojtëse, Agim Idrizit, i cili është dëshmitari i 21-të në këtë çështje.

Dëshmitari i 22-të, Frederick Abrahams nga OJQ-ja “Human Rights Watch,” ka përfunduar dëshminë e tij dhe pas tij do të vazhdojë dëshminë, dëshmitari i 23-të.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Rexhepi akuzohen, mes tjerash, për veprat: përndjekje, burgim, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave.

Sipas aktakuzës, krimet e pretenduara të tyre janë kryer nga muaji mars i vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999 në disa zona në Kosovë dhe në disa në veri të Shqipërisë.

Prokuroria pretendon se shumica e viktimave janë shqiptarë, por në listë janë edhe serbë dhe romë të Kosovës.

Gjyqi ndaj Thaçit dhe tre të të akuzuarve të tjerë është rasti i profilit më të lartë në Gjykatën Speciale, që lidhet me luftën e viteve 1998/99 në Kosovë.

Deri më tani, kjo gjykatë ka dënuar me 26 vjet burgim ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa, ndërsa me nga katër vjet e tre muaj i ka dënuar dy anëtarët e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët janë gjykuar për nxjerrjen e emrave të dëshmitarëve në raste të tjera.

Google search engine
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments