Saturday, July 27, 2024
HomeLajmeHaradinaj e pret në takim shefin e ri të EULEX-it

Haradinaj e pret në takim shefin e ri të EULEX-it

Google search engine

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë, ka pritur shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Google search engine

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Google search engine

“Sot e kemi pritur në takim shefin e ri të Eulex, z. Giovanni Pietro Barbano, të cilin e uruam për detyrën dhe përgjegjësitë e reja”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka falenderuar shefin e EULEX-it për rolin konstruktiv që ky mision ka pasur në të gjitha fushat.

“Z. Barbano, i shpreha mirënjohjen dhe falënderimin për rolin konstruktiv që ka pasur Eulex në të gjitha fushat, me theks të posaçëm në fushën e rendit dhe të ligjit”, është shprehur Haradinaj.

Në këtë takim është biseduar edhe për sfidat me të cilat aktualisht po përballet Kosova.

“Natyrisht, me z. Barbano biseduam për sfidat me të cilat aktualisht po përballet Kosova, si dhe për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me Eulex, dhe asistencën që ky i fundit mund të japë në kapërcimin e këtyre sfidave”, ka përfunduar Haradinaj.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments