Friday, November 1, 2024
HomeLajmeQetë në Veri, punonjësit serbë monitorojnë situatën nga objekti që parashihet ta...

Qetë në Veri, punonjësit serbë monitorojnë situatën nga objekti që parashihet ta lëshojnë sot

Google search engine

Mëngjesi në Mitrovicën e Veriut po kalon i qetë, pasi në mesnatë skadoi afati për largimin e institucioneve ilegale të Serbisë nga godina në Mëhallën e Boshnjakëve të cilin e kishte caktuar kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Google search engine

Punonjësit e këtyre institucioneve ilegale natën e kanë kaluar në ambientet zyrtare, ndërsa para ndërtesës sot në mëngjes janë mbledhur gazetarë të shumtë.

Google search engine

Komunikacioni në atë pjesë të qytetit po funksionon normalisht dhe nuk ka prani të shtuar të Policisë së Kosovës.

Punonjësit që kanë qëndruar gjatë gjithë natës brenda objektit, po e përcjellin gjendjen nga dritarja.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, e ka shtyrë afatin për lëshimin e objektit për institucionet serbe që vazhdojnë funksionimin e tyre në “Lagjen e Boshnjakëve”.

Në derën e këtij objekti, është ngjitur edhe vendimi i kryetarit Erden Atiq, në të cilin kërkohet lirimi i objektit deri me datën 8 shtator 2023, shkruan Express.

Sipas vendimit të parë të Atiq, serbët që punojnë në këtë objekt do të duhej ta lëshonin atë qysh sot, megjithatë kjo gjë s’ka ndodhur dhe është shtyrë për 2 javë.

Ky vendim i institucioneve lokale të Komunës së Mitrovicës Veriore është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments