Tuesday, February 27, 2024
HomeLajme“Nuk kam asnjëherë votë PËR shkatërrimin e familjes”, deputeti i VV-së i...

“Nuk kam asnjëherë votë PËR shkatërrimin e familjes”, deputeti i VV-së i përgjigjet ministres Haxhiu për Kodin Civil

Google search engine

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë ditës së sotme tha për Ekonomia Online se Qeveria së shpejti do ta riprocedojë draftin e ri të Kodit Civil, i cili kishte dështuar të miratohej gjatë vitit 2022.

Google search engine

Haxhiu tha se gjatë kësaj kohe kanë diskutuar e me deputetët e VV-së që kanë qenë kundër, teksa u shpreh është që këtë herë kur të procedohet në Qeveri e në Kuvend, nuk do të dështojë.

Google search engine

Por disa nga deputetët e VV-së që kanë qenë kundër Kodit Civil janë shprehur se nuk kanë ndërruar qëndrim.

Google search engine

Një nga ta është edhe deputeti, Eman Rrahmani i cili ka paralajmëruar se qëndrimi i tij mbetet i njëjtë.

Rrahmani ka rishpërndarë një video të tij, ku shprehet se “nuk kam asnjëherë votë PËR shkatërrimin e familjes”, teksa shtoi se do të jetë gjithmonë aktiv në mbrojtjen e saj.

“Nuk kam asnjëherë votë PËR shkatërrimin e familjes, ne do të jemi gjithmonë aktiv në mbrojtjen e saj. Ky është deklarimi im rreth mundësisë së votimit të kodit Civil në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Rrahmani sipër videos së publikuar.

 

Google search engine
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments