Thursday, November 21, 2024
HomeShëndetësi/NutricionKuzhina Receta gatimi Në çdo kohë Pure e kungulleshkave: Është më e...

Kuzhina Receta gatimi Në çdo kohë Pure e kungulleshkave: Është më e lehtë dhe ka më pak kalori se ajo klasik

Google search engine

Është e lehtë për t’u përgatitur, ndërsa shijen mund ta rregulloni sipas dëshirës tuaj

Google search engine

Nëse ju pëlqen pureja, por nuk dëshironi ta bëni nga patatet, por kërkoni një version me pak kalori, ju sugjerojmë të provoni purenë e kungulleshkave.

Google search engine

Është e lehtë për t’u përgatitur, dhe mund ta rregulloni shijen sipas dëshirës tuaj, si dhe nëse do të vendosni një copë gjalpë apo do ta anashkaloni gjatë përgatitjes – sepse kjo ndikon në vlerën totale kalorike të tij, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 2 kungulleshka të njoma,
– 2 lugë vaj ulliri,
– 30 g gjalpë,
– majdanoz ose kopër.

Përgatitja:

Qëroni kungulleshkat, i prisni në kubikë dhe më pas i kaurdisni në vaj ulliri në zjarr shumë të ulët, në mënyrë që të lëshojnë ujin.

Kur të jenë zbutur i rrahim me një mikser me shkop dhe i shtojmë gjalpin, majdanozin e grirë ose kopër.

Nëse dëshironi, shtoni kripë dhe piper. Gjithashtu, nëse dëshironi një version edhe më dietik, mos shtoni gjalpë.

Pureja juaj e kungulleshkave është gati, tani ju mbetet vetëm ta shijoni!

Ju bëftë mirë!

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments