Monday, March 4, 2024
HomeLajme“Era tradhti kombëtare”, Remi: E thirra Thaçin në Rambuje për ta kërcënuar...

“Era tradhti kombëtare”, Remi: E thirra Thaçin në Rambuje për ta kërcënuar se do t’ua rrëzoj aeroplanin nëse nënshkruajnë

Google search engine

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për zonën operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ka rrëfyer në Pressing një prej momenteve për të cilin u përmend në gjykimin ndaj ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të luftës në Gjykatën Speciale në Hagë.

Google search engine

Remi rrëfeu të martën në Pressing në T7 se si i kishte kërcënuar bashkëluftëtarët e tij të UÇK-së, përfaqësues në Konferencën e Rambujesë, nëse do ta nënshkruanin Marrëveshjen e famshme që shënoi fundin e luftës në Kosovë.

Google search engine

Ai tregoi se si kishte dëgjuar se marrëveshja përfshinte praninë e forcave serbe në Kosovë, duke u bindur se asaj po i vinte era “tradhti kombëtare”.

Google search engine

“Unë atëherë ishta 26-27 vjeç. Pa marrë parasysh moshën, rrethin, potencialin me të cilin unë njihesha, kisha investuar aq shumë për lirinë e vendit sa nuk mund të lejonim që të shkojë diçka keq. Edhe në momentin kur është përmendur se do të ketë forca serbe jo vetëm në veri, por edhe në jug me Shqipërinë atje, unë kam menduar që këtu është aroma tradhti kombëtare”, tha Mustafa.

Ish-komandanti rrëfeu edhe momentin kur e kishte kontaktuar udhëheqësin i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Hashim Thaçin për ta kërcënuar se do ta rrëzonin aeroplanin e tyre kur do të ktheheshin në Kosovë, në rast se e nënshkruajnë atë marrëveshje.

“Unë i kam pasë dy njerëz me të cilët kam kontaktuar me njerëzit jashtë gjithherë, por edhe me Shtabin e Përgjithshëm atëherë në Rambuje, miq të mi me të cilët njihem prej viteve ’90 me ta: Pleurat Sejdiu dhe Sabri Kiçmari. Këta kanë qenë dhe janë miq të mi edhe sot. Ata ishin në Rambuje dhe përmes tyre i kam thirrë. E kam kontaktuar Sabri Kiçmarin, pastaj kam folur drejtpërdrejt me presidentin, Hashim Thaçin. Kam bë kërcënim që duhet me u kthy në vend ose kemi kapacitete deri aty sa për me e bë atë që atëherë e kishim…”.

“Z. Thaçi ka qenë i matur”, kujton Remi, duke theksuar se si miqtë e tij, Sabri Kiçmari e Pleurat Sejdiu tashmë ishin të bindur se ai mund t’ua rrëzonte vërtetë aeroplanin bashlëluftëtarëve të tij.

Ai tregoi edhe se si u bind se nënshkrimi i Marrëveshjes së Rambujesë do të sillte situatë krejt tjetër, pasi Serbia nuk do ta nënshkruante.

“Gjatë kohës sa janë kthyer këtu – kam pasur një bashkëpunim të mirë me miqtë amerikanë -, vjen një mik nga Amerika që edhe sot e tutje kemi mbajtë kujtesën dhe kemi njohje, më drejtohet: Nuk është e rëndësishme që e nënshkruani ju, e rëndësishme është që Millosheviqi të mos e nënshkruajë. Na garantoi që kur bëhen 3 ose 4 muaj, në Kosovë nuk do të ketë forca militare të armikut serb. Unë tashmë kam qenë i bindur nga kapacitetet amerikane të asaj kohe, por edhe tani, gjithherë. Nuk e kam parë me dyshim. Ka ardhë puna deri aty që unë kam qenë i përgatitur…”.

Remi kujton se si Thaçi u kthye nga Rambujeja dhe zhvilloi takime me të gjithë komandantët, për t’i bindur se ajo marrëveshje duhej nënshkruar.

“Forma qysh është qasë Hashim Thaçi, qysh ka bisedu me ne, ne jemi bindë dhe jemi pajtuar që të nënshkruhet Marrëveshja”, shprehet Remi.

Google search engine
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments