Thursday, November 21, 2024
HomeShëndetësi/NutricionA është vaji gatimit më i rrezikshëm se ai i palmës

A është vaji gatimit më i rrezikshëm se ai i palmës

Google search engine

Deri më sot është menduar se vaji i palmës është ai më i dëmshmi, pa e ditur që vaji me të cilin gatuajmë në shtëpi është edhe më i rrezikshëm për shëndetin.

Google search engine

Vajrat vegjetale (të perimeve) ku përfshihen: vaji i lulediellit, vaji i misrit, vaji Kanolo (nga disa lule te verdha) vaji i sojës etj janë të lidhura me kancerin, sëmundjet e zemrës dhe të shëndetit mendor.

Google search engine

Studiuesit u tronditën kur zbuluan se gatimi me këto vajra mund të lëshojë kimikate të rrezikshme që janë të lidhura me një sërë sëmundjesh dhe rreziku është edhe më i lartë nëse me këto vajra gatuhet më shumë se një herë.

Kimikatet në fjalë, siç raportohet nga The Telegraph, njihen si aldehide. Lirimi i aldehideve ndodh kur vajrat bimore ngrohen dhe se vaji i lulediellit është më i dëmshmi në krahasim me vajin e ullirit kokosit etj.

Hulumtuesi kryesor Martin Grootveld, profesor i kimisë bioanalitike dhe patologjisë kimike, thotë se përqendrimi i aldehideve në vajin e perimeve është deri në 200 herë më shumë se kufiri i përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

I njëjti studim zbuloi se vaji i kokosit është nga më të mirët për të gatuar pasi prodhon nivelet më të ulëta të aldehideve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments