Tuesday, February 27, 2024
HomeKryesoreTahiri: VV ka shkelur ligjin me vendimin për librat, e bojkotuan seancën...

Tahiri: VV ka shkelur ligjin me vendimin për librat, e bojkotuan seancën nga “marrja”

Google search engine

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se vendimi i MASHTI-t për librat bie ndesh me ligjin në fuqi, ku thuhet se librat janë falas për nxënësit, raporton Ekonomia Online.

Google search engine

Ndërsa, seanca e jashtëzakonshme, sipas tij, u bojkotua nga VV-ja për ta mbuluar “marren” që Qeveria ka bërë me këtë vendim.

Google search engine

Tutje, Tahiri tha se vendimi bie ndesh edhe me të drejtat e njeriut sepse shumica e fëmijëve nuk kanë xhirollogari e se ekziston rreziku që paratë e dedikuara për librat të përdoren për gjëra të tjera.

Google search engine

“Vendimi i qeverisë bie ndesh me ligjet ne fuqi kur thuhet se shteti duhet t’i sigurojë librat. Ka rënë ndesh fatkeqësisht edhe për buxhetin e Kosovës sepse barra buxhetore është rritur për dy herë. Këtu humbësit e vetëm janë nxënësit dhe zingjiri që përbën përkujdesjen ndaj nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit”.

“Një çështje tjetër që kemi dashur ta prezantojmë lidhet edhe më të drejtat e njeriut. Ju e dini që një numër i madh i familjeve nuk kanë xhirollogari. Një numër i tyre xhirollogaritë i kanë të bllokuara nga përmbaruesit, një numër nga bankat”.

“Një pjesë e familjeve të Kosovës jetojnë në varfëri të skajshme dhe mundet potencialisht ato pare t’i përdorin për çështje tjera që i konsiderojnë më të rëndësishme”.

“Zbatimi i këtij vendimi bie ndesh me rregullin kryesor që i ka ky shtet që librat shkojnë falas për nxënësit. Dhe e fundit ajo që është për ne shumë problematike është mos ballafaqimi në tempullin e demokracisë me debatin dhe kërkesën e opozitës. 40 nënshkrime i njeh kushtetuta e Kosovës, opozita e cila në shumicën e rasteve ka qenë jashtëzakonisht kooperative në raport me marrëveshjet ndërkombëtare. Sot një temë e një rëndësie të veçantë bojkotohet me qëllim vetëm që ta mbulojë marren që kjo qeveri e ka bërë me këtë vendim”, tha ai, në një konferencë për medie.

 

Google search engine
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments