Tuesday, February 27, 2024
HomeLajmeSubvencionimi i teksteve shkollore, Nagavci thotë se është bërë pagesa për grupin...

Subvencionimi i teksteve shkollore, Nagavci thotë se është bërë pagesa për grupin e parë të aplikuesve

Google search engine

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar të enjten se kanë përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të prindërve që kanë aplikuar deri më datë 29 gusht, për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore e që janë mbi 81 mijë përfitues.

Google search engine

Siç ka bërë të ditur ajo, numri i tërësishëm i aplikimeve deri tani është mbi 115 mijë dhe pjesa e mbetur do të trajtohen me grupin e radhës.

Google search engine

“Nga të gjitha këto aplikime, janë identifikuar vetëm 75 raste me gabime për të cilat prindërit do të njoftohen për rishikimet e nevojshme”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Google search engine

Ajo tutje ka ripërsëritur se aplikimi do të jetë i hapur gjatë gjithë muajit shtator në mënyrë që të asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore.

“Ju sigurojmë se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve”, ka përfunduar ministrja.

Google search engine
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments