Monday, November 4, 2024
HomeLajmeBislimi i reagon Osmanit: Ju edhe mund t’i kërcënoni sot miqtë, por...

Bislimi i reagon Osmanit: Ju edhe mund t’i kërcënoni sot miqtë, por pastaj s’do mundeni

Google search engine

Faton Bislimi, anëtar i Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane thotë se politika e mençur e një shteti duhet t’i sforcojë e jo lëndojë marrëdhëniet me aleatët.

Google search engine

“Koston e çasjes kërcënuese në raport me këta miq e aleatë nga ana e kreut të shtetit tonë, e bartim të gjithë; e bartë Kosova”, ka shkruar Bislimi.

Google search engine

Ai madje ka kritikuar edhe presidenten Vjosa Osmani, e cila iu përgjigj presidentit francez Macron, duke thënë se rikthimi i regjimit të vizave është vrasje për dialogun.

“Ju sot edhe mund t’i shpërfillni ata e bile edhe t’i kërcënoni, por pastaj s’do mundeni! Rruga që na solli deri tek liria e pavarësia është rruga e partneritetit të sinqertë me ta, e jo ajo e ndasisë. Dhe, është pikërisht kjo rrugë e asnjë tjetër, që do na e sigurojë vendin meritor në familjen e madhe të kombeve demokratike si NATO e BE!”, ka shkruar ai në Facebook.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Google search engine
Google search engine

Most Popular

Google search engine
Google search engine

Recent Comments